Udhëtimi i “vdekjes”. Shqiptarët paguan 20 mijë euro, por nuk iu dha as bukë as ujë

8 Dhjetor 2021, 10:14Kronika TEMA

Një kontrabandist është burgosur pasi jahti i tij u përmbys me tetë emigrantë të paligjshëm shqiptarë në bord.

James Wisbey u përpoq t’i kalonte emigrantët përtej Kanalit Anglez nga Franca përmes një stuhie dhjetorin e kaluar, por u përmbyt në Teignmouth. Rojet bregdetare kishin monitoruar jahtin, ndërkohë policia dhe zyrtarët e emigracionit i arrestuan ata menjëherë. Emigrantët shqiptarë ishin të gjithë të uritur dhe të tmerruar.

Ata i thanë policisë se kishin paguar 20,000 euro për udhëtimin e paligjshëm dhe menduan se do të vdisnin gjatë kalimit. Nuk kishte xhaketa shpëtimi dhe as pajisje minimale sigurie, jahti kishte vetëm një shtrat për të fjetur, një sallon të vogël dhe një tualet të vetëm detar.

Njëri prej emigrantëve ishte përpjekur të thërriste për ndihmë pak para mbytjes së anijes, por Wisbey u dëgjua duke u thënë atyre të mbyllnin telefonin dhe rrëmbeu telefonin. Pamjet nga një helikopter i rojes bregdetare, të filmuara disa orë më parë, treguan se anija përpëlitej në det kundër erës dhe valëve.

Një gjykatës në Gjykatën e Exeter Crown i përshkroi veprimet e Wisbey si cinike, të tmerrshme dhe të pafalshme dhe dha vendimin me burg për të. Wisbey, 55 vjeç, nga West Hoe pranoi se kishte thyer rregullat e imigracionit. Ai u burgos për pesë vjet dhe katër muaj heqje lirie.

Gjykatësi Timothy Rose i tha Wisbey: “Ti i vendose pasagjerët në rrezik të madh. E keni bërë për para dhe shpërblim personal në rrethana cinike dhe shumë të rrezikshme. Motivimi juaj ishte thjesht financiar. Këta ishin të huaj dhe nuk kishte asnjë dimension humanitar për këtë. Ju keni pasur një rol të rëndësishëm dhe kritik në rrezikimin e jetës suaj dhe pasagjerëve të pafat”.

Gjykatësi urdhëroi një hetim në bazë të ligjit për të ardhurat nga krimi, i cili do të rezultojë në konfiskimin e jahtit dhe çdo pasurie tjetër që mund të gjurmohet. Të dhënat telefonike treguan se ai qëndroi në kontakt me organizatorin shqiptar, Indrit Bahrani.

Ai mbërriti në Francë më 12 dhjetor dhe ishte në Kanal me emigrantët në mëngjesin e 14 dhjetorit. Pasagjerët kur u arrestuan dhe thanë se kishin paguar 20,000 euro, por nuk iu dhanë ushqim apo ujë.

5 komente në “Udhëtimi i “vdekjes”. Shqiptarët paguan 20 mijë euro, por nuk iu dha as bukë as ujë”

  1. ken says:

    Anglez,rraca me bastarde e botes

    1. sshshs says:

      ig norantus arnautus undefined…

  2. OkTaPoDi says:

    Se e sqarojne cunat tane ne burg, nuk falin cunat!

  3. Pilo Lala says:

    Shqiptaret kujtuan se do shkonin me Cruiser ne Angli?
    Cfare jane keto pretendime idjote?
    Ti po kalon kufirin,

    1. Prec Doda says:

      Tani ceshtjen e ka marre ne dore Sazan Guri i ambjentalisteve…, po kontrollon nese u ka prere bileta apo jo Anglezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje