Roland Tasho ishte një fotograf i ri në 1990, kur nisi lëvizja studentore. Ai dokumentoi me aparatin e tij të gjitha momentet kryesore të zhvillimeve politike të viteve ’90, por shumë prej fotove janë ende të pa publikuara.
Ai tregon se në ngjarjet e dhjetorit 1990 ishte fotograf i revistës “Ylli” dhe e ndjente ndryshimin që po vinte.
“I kam fotografuar të gjitha ngjarjet që ndodhën atëherë në Tiranë që nga fillimet e lëvizjes, grave e studentëve dhe deri tek themelimi i PD”, tregon Tasho.
Fotografi thotë se me personazhet e njohur sot nuk është se ka lidhje të ngushtë por vetëm miqësore.
Madje ai thotë se ata i duken sot të gjithë njësoj duke shprehur kështu njëlloj zhgënjimi për pritshmërinë.
“Më duken të gjithë në të njëjtën peshë, në të njëjtin kostum”, shprehet ai.
Pavarësisht se në atë kohë kishte disa vite eksperiencë tregon se ka ndjerë emocione të mëdha.
Si momentin më dramatik, Roland Tashi tregon rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës nga një turmë prej gati 100 mijë persona.
Fotografi tregon se për shumë kohë nuk e dinte vlerën e fotografive të realizuara pasi vetëm kur ka udhëtuar jashtë vendit ka mësuar se ky produkt shitej dhe blihej.
Tasho thotë se ka vuajtur dhe të drejtën e autorit pasi shumica e fotografive për ato ngjarje i përkasin pikërisht atij.
Fotografi tregon se ka hapur disa ekspozita për protestat e dhjetorit 1990 ku në disa raste nuk ka munguar as interesi për të blerë realizimet e tij.
vetem po ta dinin keta njerez qe po hiqnin qafe dullen per gjarprin e serbise.
O Zot i madhe njerzit ka çën plote shprese kure njerzit bashke me dinakrine e Ramize Alise larguane nje rregjime terrorist si ai i Enver Hoxha terrorist ne menduame se per ne errdhi nje jete tjeter por 5 horra si Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha Edi Rama dhe Fatose Nanon me shoke na shkatrrune jeten kombin dhe shtetin …