Ministrja Belinda Balluku tha se përgjatë 3 ditëve të ardhshme parashikohet një përkeqësim i motit, me reshje në të gjithë vendin. Ajo apeloi qytetarët që të bëjnë kujdes.
“Unë nuk ankohem dot për këtë shiun pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mezi pret që të mbushet kaskada e Drinit dhe parashikohet që në 3 ditët e ardhshme të kemi reshje në të gjithë Shqipërinë që duhet të kenë kujdes në zonat në të cilat ata banojnë.
Moti do të përkeqësohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, sidomos në veri dhe në jug të vendit. Por duhet kujdes edhe në të gjitha akset rrugore, pavarësisht se ne kemi bërë të mundur që të gjitha këto akse të jenë të aksesueshme edhe gjatë ditëve të kaluara kur ka pasur problematikë”, tha Balluku
Po dritat do vijne ne Orikum se ka dy dite qe kane ikur?
a do vijne dritat ne Orikum se ka dy dite pa energji elektrike?