Nga Adriatik Doçi
Ndonëse jo zyrtarisht siç operuan me Sali Berishën në 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur në heshtje presidentin Ilir Meta si të padëshirueshëm që nga viti 2019, kur Meta u bashkua zyrtarisht në një front me Sali Berishën kundër reformës në drejtësi, investimit më të madh të SHBA-BE në Shqipëri. Prilli i vitit 2018 shënon edhe takimet e fundit të Ilir Metës për përfaqësues të lartë të qeverisë amerikane. Pas pranverës së vitit 2019, Ilir Meta ka mundur vetëm që të bëjë ndonjë fotografi me senatorë dhe kongresmenë, nëpër forume ndërkombëtare.
Izolimi i Ilir Metës nga diplomacia amerikane u theksua disa muaj më pas, në shtator të vitit 2019, gjatë vizitës në Tiranë të drejtorit për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Zyrtari i lartë amerikan përjashtoi presidentin Ilir Meta nga axhenda e takimeve. Kostelancik gjeti kohën për të takuar edhe ish deputetët Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin, por jo Ilir Metën. Kostelancik i dha edhe një mesazh Ilir Metës, teksa mbështeti dhe vlerësoi reformën në drejtësi, të cilën Meta e kishte shpallur komplot i mafies ndërkombëtare.
Në 30 qershor 2021, në Tiranë zbarkoi për një vizitë disaorëshe Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker. Zyrtari i lartë amerikan takoi kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, ndërsa shmangu Ilir Metën. Përjashtimi i Metës nga axhenda tashmë nuk ishte më surprizë. Befasuese ishte nëse Reeker do të takohej me Metën.
7 javë para vizitës së Reeker, në 23 prill 2021, Ilir Meta bëri disa deklarata luftarake kundër SHBA, i akuzoi amerikanët si vrasës si dhe sulmoi me një fjalor të ulët ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ishin pikërisht këto deklarata që vunë në lëvizje Kuvendin për shkarkimin e Ilir Metës si President, vendim i cili nuk është marrë ende në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Në Presidencë pati nervozizëm, ndërsa u përhap një version sikur Reeker kishte një axhendë shumë të ngjeshur. Por, Reeker pati kohë për një drekë pune me ministrat e Jashtëm, Mbrojtjes dhe Drejtësisë në Tiranë. Madje, Reeker u takua edhe trashëgimtarin e fronit mbretëror Princ Leka në rezidencën e familjes mbretërore, duke theksuar më shumë shmangien e Metës.
Ditën e sotme ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Jo rastësisht presidenti Ilir Meta është përjashtuar nga axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan. Vizita e Gabriel Escobar thekon edhe më tej ndarjen, me sa duket përfundimtare, të diplomacisë amerikane nga Ilir Meta dhe aleati i tij, Sali Berisha.
Zyrtarët e lartë të SHBA kanë pasur të njëjtën qasje distancuese edhe ndaj Sali Berishës, para se Departamenti Amerikan i Shtetit ta shpallte non grata në 19 maj 2021, për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë, minim të demokracisë dhe për mbrojtjen e aleatëve të korruptuar nga veprimi i drejtësisë.
A sinjalizon qëndrimi i zyrtarëve të lartë amerikanë shpalljen e Ilir Metës non grata, si në rastin e Berishës, pas shkarkimit të mundshëm nga Gjykata Kushtetuese apo mbarimit të mandati si presidentit? Gabriel Escobar paralajmëroi sot se pas goditjes së Slai Berishës, personazhe të tjerë do të shpallen non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe kambanat duket se bien për Ilir Metën.(Shqiptarja.com)
O Doci , mos u bëj qesharak si Spartak Ngjela.. Në shtete të tjera këtë Escobarin mbase e pret ndonjë zv. ministër… ose më shumë lutje nga ambasada mund ti planifikohet një takim me ministrin e jashtëm, kaq.
Saleh-enver jemi gati kurdohere!!!!!!!! uuuuuurrrrraaaaaaa! Cfare njethundrakesh !
I lir Meta e ka gati “nongrata”-a sa t’i mbaroje mandati e te leshoje kariegn, SHBA=-te nuk jane shtet karagjoz te shpallin non-grata presidentin e nje vendi aleat, edhe sikur dajlli vete te jete ai
Sakte.
Nuk shpallet non-grata asnje njeri ne detyre.
Amerika po mpreh hanxharet, per ti keputur koken Ilir Metes ne 18 Janar.
Vendimi eshte marre.
Ky eshte llumi,koka krimit, korrupsionit,
O Adriatik Doçi ! Megjithe simpatine qe ka per ty si gazetar dhe si njeri per sinqeritetin dhe saktesine e te dhenave, me sa po shikojme , te gjithe flasim kot, por kot fare. As Amerika dhe aq me pak drejtesia shqiptare s’kane per te bere kurre gje kunder korrupsionit, minimit te demokracise dhe denimit te krimineleve te perfaqesuar nga Sali Berisha e Ilir Meta. Tani me erdhi ndermend nje fjale e urte e populli tone te shkrete qe s’ka lene gje pa perkufiziar: pordhet e medha, grisin breket e tyre ! Dhe ne kemi kaq vjet qe flasim fjale te medha per keta birbo e po grisen breket tona deri sa te na lene lakuriq me duar ne xhepa. Respekt per ty, po shpresa ka vdekur se do rregullohet gje; ky sistem keshtu i paska hequr zvarre gjerat deri ne vdekje…
Si lindor qe jemi duam te zgjidhen ceshtjet shpejte. Perendimi i zgjidh me ritmin e ligjit. Ne do presim derisa organet ligjore te Formohen. Durim!
E kan lene ta kuptoje vete Like floriri e te terhiqet per noi vrap andej nga liqeni ne vent qe te takoje Eskobarin se nuk e le statusi i “Presidentit”./ O Like gjej noi valixhe druni e boje gati se si dihet kur te therrasin, o peshengrites floriri.
Zoti Doçi!
Ç’keni që i bini në qafë shokut Ilir, ai është dhe bashkëshort i shoqes Mona kryetares së partisë që do na integrojë. Tani se për ku do t’na integrojë merret vesh, në Moskë. Këtë e them duke patur në konsideratë, që si burim frymëzimi shoku Meta ka ” Si u kalit çeliku”, një libër i ngjashëm me librin famëmadh ” Lei Fen, bir i mirë i popullit kinez”. Të dy këta libra kanë ndikuar dukshëm në formimin intelektual dhe sidomos në përsosjen e shpirtit demokratik të çiftit tonë Presidencialo- LSI-stë. Ndaj, zoti Doçi, ju sugjeroj të tregoni pak më kujdes, ju lutem, kur shkruani për revolucionar të mëdhenj të kohës që jetojmë, si shokët Berisha dhe Meta, pasi ndryshimet që pritet të ndodhin nga aktiviteti i tyre dobiprurës kanë për të qënë epokal.
Lajme qe jane lexuar me kohe.Edhe pa u thene hapur,Meta,si Saliu e ka mbyllur ciklin.Rama largimin e te “vjeterve” ne politike e mbylli me Rucin, duke e kaluar stafeten tek me te “rinjte”.Vazhdimi i qendrimit te Rames ne krye te Politikes nuk do te zgjas me jete,nuk do te jete e larget dita qe do ti thone Ish.