Edhe Armando Duka në shërbim të Berishës, shtyn derbin për mitingun e Foltores në "Air Albania"  

10 Dhjetor 2021, 11:58Sport TEMA

Ditën e nesërme stadiumi “Air Albania” do të jetë i gjithi në dispozicion të Sali Berishës, për mitingun që ai do zhvillojë me disa simpatizantë të PD-së kundër SHBA-së.

Për t’i ardhur në ndihmë Berishës, në dispozicion të tij është vendosur dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, i cili ka dhënë urdhër që sfidat e javës së 13-të të Kategorisë Superiore të luhen sërish në ditë jave dhe jo në fundjavë.

Derbi mes Partizanit dhe Dinamos ishte parashikuar të luhej në fundjavë në “Air Albania”, por mitingu i Berishës ka bërë që Armando Duka t’i spostojë ndeshjet e Superiores për tu luajtur ditën e hënë dhe të martë.

Ky mund të jetë i vetmi kampionat qesharak në Europë që dy javë rresht vendos t’i luajë në mesjave.

Dhe e gjitha bëhet për interesat e ngushta mes Dukës e Berishës që janë bërë bashkë në këtë betejë.

Madje, Armando Duka nuk ka bërë asnjë transparencë për shumën e majme që Berisha ka paguar për të marrë me qira ambjentet e “Air Albania”. (TemA)

5 komente në “Edhe Armando Duka në shërbim të Berishës, shtyn derbin për mitingun e Foltores në “Air Albania”  ”

  1. Shqiptari says:

    Shpresojme te jete ne listen e re non grata SHBA.

  2. Teli says:

    Te dy Jane antare te Klanit te Zemunit, nga republika serbska ne Bosnje hercegovine. Kane nje usta, udba serbe! Teli

  3. zzz says:

    shije se mund ta kete falas

  4. Berti says:

    KUR DO TA THERRASE SPAK KETE ” DUKEN E KRIMIT”

  5. Roberto says:

    Armando Duka e ka mbushur kupen dhe po i vjen fundi..Normal do ja beje sherbimet e fundit Berishes se Berisha ju ka lene dore te lire te gjithve te zhyten ne korrupsion,shitje ndeshjesh,ndertime apatamentesh pa leje etj etj prandaj turmat e babrzitura te uqerve me dy kembe i shkojne nga prapa nje krimineli qe eshte kujtuar te sjelle demokracine e vertete pas 30 e ca vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje