Mos ndoshta dështoi?! Jeff Bezos mbyll një nga faqet më të rëndësishme

10 Dhjetor 2021, 14:37Lifestyle TEMA

Amazon po mbyll Alexa.com – sistemin global të renditjes së faqeve më me ndikim të internetit – pas 25 vitesh shërbimi.

Sistemi ka monitoruar trafikun në internet për të renditur faqet e internetit më të njohura në mbarë globin që nga viti 1996.

Amazon lëshoi një deklaratë ditën e sotme duke thënë se Alexa.com nuk do të ekzistojë më duke filluar nga 1 maji 2022, që do të jetë përvjetori i 26-të i shërbimeve.

Kompania e themeluar nga Jeff Bezos nuk e tha saktësisht pse po e mbyll këtë faqe, por faqja e Alexa.com ka qenë në rënie gjatë viteve të fundit, pasi duket se shumica e pronarëve të faqeve të internetit nuk janë të shqetësuar se si Amazon i rendit ato.

Përveç sistemit të renditjes globale të faqeve të internetit, Alexa.com i Amazon ose “Alexa Internet” ofron gjithashtu një grup të plotë të mjeteve SEO dhe analizës së konkurrentëve në internet, duke u abonuar faqe të ndryshme nëpërmjet pagesës.

Faqja ndaloi ofrimin e abonimeve të reja më 8 dhjetor, por klientët ekzistues mund të përdorin llogarinë e tyre derisa Alexa.com të mbyllet përfundimisht.

Alexa.com, Alexa Internet, ka funksione të ngjashme si Google Analytics dhe përdor teknologjinë për të gjurmuar performancën e faqeve në internet.

Mund të përdoret gjithashtu për të gjurmuar performancën e konkurrentëve gjithashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje