Policia e Laçit ka identifikuar dy atentatorët që dyshohet se kanë ekzekutuar biznesmenin Rakip Roli në Laç.
Të dyshuarit janë S.I dhe djali i tij, por ende nuk ka një urdhër arresti për ta. Dyshohet se personat në fjalë kanë patur konflikte në të kaluarën me biznesmenin e vrarë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në krim dhe për kapjen e babë e bir.