Ekzekutohet me armë zjarri gazetari në Filipine

9 Dhjetor 2021, 14:19Kronika TEMA

Një gazetar filipinas është ekzekutuar me armë zjarri  në sy të bashkëshortes së tij.

Mediat e huaja raportojnë se Hesus Malabanan, korrespondenti 59-vjeç i Manila Standard po shikonte televizor në dyqn në momentin që është qëlluar për vdekje.

Sulmin e kanë kryer dy persona me motoçikletë, ku njëri prej tyre hapi zjarri mbi gazetarin duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ndërkohë, Mila, gruaja e gazetarit tha se po shikonin televizorin kur ndodhën të shtënat, sikurse pranoi që nuk e ka parë fytyrën e sulmuesit pasi ishte errësirë.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policia akoma është duke i kërkuar. Organizata të pavarura dhe gazetarë nga Filipine, kanë dënuar ashpër vrasjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje