Makina në Bulqizë bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar

8 Dhjetor 2021, 19:08Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës.

Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet.

Për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën një 17-vjeçar me iniciale F. P.

Kurse, një 20-vjeçar që ndodhej me të në makinë është në gjendje të rëndë dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje