Gjermania mesazh shqiptarëve: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona

9 Dhjetor 2021, 11:18Kronika TEMA

“Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”. Ky është mesazhi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Përmes postimi në rrjete sociale ambasada e cilëson korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën.

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.

Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”, shkruan ambasada gjermane.

2 komente në “Gjermania mesazh shqiptarëve: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona”

  1. Liri says:

    PO PSE I PERKRAHNI QEVERITE E KORRUPTUARA O KARAGJOZE DHE TANI NA BENI SIKUR DONI TE LUFTONI KORRUPSIONIN.I KEMI BRERE DETYRAT E SHTEPISE THOTE RAMIU QE ESHTE ME HAJDUT SE SALIU.POPULLI MER VAJ E SHEQER ME LISTE AKOMA JU TANI U KUJTUAT PER KORRUPSIONIN.LEGENA ZYRASH

    1. ?????????????????? says:

      Ju mire ben se nzjerrni parulla por neve po na shkatrrone si njerze e kombe.. Por Edi Rama Erdogani Arben Ametaj Damire Xhiknuri dhe ilir Beqaja me shoke nuk e kane ndermen te ndalen.. Sali Berisha Edi Rama ilir Meta Lulzim Basha duhet te dalin para drejtsise per korrupsjoni dhe parate që na kane vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje