Dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi publikon një foto nga stadiumi “Air Albania”, ku po mbahet edhe Kuvendi i PD, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai shkruan se 4935 delegatë (65%) kanë marrë pjesë më kuvendin e PD, teksa i bën thirrje kreut të PD, Lulzim Bashës që të punojë fort që të bëjë fraksion, e më vonë të bëhet shumicë.
“4935 delegate (65%) ne kuvendin e PD ✌️✌️
Krahaso keto propozime me hakerrimet per perjashtime per ata qe dalin kundra interesit te PD sic e cakton pengu interesin per kuvendin e vet.
Rithemelimi i PD paska qene domosdoshmeri.
Shumica ka gjithnje te drejte, por keto ndryshime i bejne mire edhe minorances se Bashes per te krijuar fraksion dhe punuar fort per t’u bere shumice. ✌️ “, shkruan ai.