Nga Kreshnik Spahiu
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të syrit dhe e donte marrëzisht atë.
Që ditën e parë kur u shfaq në shtëpi, të gjithë kalamajt e familjes e kuptuan se ai kishte nënshkruar testament që pas vdekjes, shtëpinë do ia linte asaj shalë-gjatës që ai e adhuronte aq shumë.
Ajo vetëm buzëqeshte dhe dhëmbët i mbante jashtë.
Ndërkohë arroganca e saj u demostrua që në shfaqjen e parë mediatike.
“Kam ardhur ta shpëtoj këtë familje dhe ta sjell në pushtet” – tha, ndonëse erdhi një muaj para zgjedhjeve.
16 vite kryeplaku i shtëpisë i besoj çdo gjë, pasurinë, pushtetin, financat, hipotekën.
Aq e fortë ishte martesa sa plaku për bukuroshen, bëri hasha çdo anëtarë të familjes madhe.
Plaku harroi shokët dhe miqtë që i qëndruan pranë me dekada.
Dashuria të errëson sytë, aq sa një ditë plaku tha:”nuk ka Zot”, dhe këtë gjë ja tha Hoxhës pikërisht në tokën e premtuar. Doli kundër të madhërueshmit me besimin se në krah kishte profetin që Lul-zonte ku i shkelte këmba.
Ajo e tradhëtonte, çdo natë, por ky ishte verbuar nga dashuria. Ajo pallohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim. Përveç se futej në shtrat me çdo kënd kishte dhe një dashnor permanent me shumë pushtet dhe lek.
Ai ishte komshiu përballë kryefamiljar me shumë fëmijë, por në hasmëri me plakun.
Plaku e shikonte spërdredhjet e saj me hasmin, por shpesh ia falte tradhëtinë. Me vehten e tij thonte: “S’ka gjë le të ma dredhi se vajzë e re është, boll në mbrëmje të kthehet në krevatin tim”.
Besonte, besonte, besonte pafund derisa një mbrëmje ajo e telefonoi dhe i tha: “Dua divorcin nga ty, dhe shtëpia apo pasuria më takojnë mua sepse ti vetë mi le në hipotek në emrin tim. Ndërkohë edhe kalamjt e tu, do i mbaj unë sepse ty hoxha të ka bërë lanet dhe s’të pranon të hysh as në xhami”.
Plaku mblodhi gjithë kalamajt që i kishte para martesës dhe u kërkoi të rrethonin shtëpinë për t’a nxjerrë laviren jashtë dhe për t’ja marr çelsat.
Ishte mision i pamundur sepse ajo kishte flirtuar edhe me gjyqtarin i cili po shqyrtonte divorcin.
Gjyqtari ngriti çekiçin dhe deklaroi:
Martesa juaj ka marrë fund për shkak të tradhëtisë bashkshortore.
– Deklaroj divorcin
– Shtëpia dhe pasuria i takojnë gruas sepse në hipotekë figurojnë në emrin e saj.
– Fëmijët do ndahen: Ata që kanë lindur para martese me bashkëshortin dhe ata që lindën pas martesës me bashkshorten.
Të gjithë dolën të përlotur nga salla e gjykatës duke rendur pas plakut i cili duhet të blente një çati të re dhe të fuste kokën e një tufe kalamajsh që biba e tij i kishte hedhur rrugëve.
Ky ishte fundi tragjik i një dashurie me shikim të parë.
O Niku bej noj pune se per politike te pame sa te vlen lekura. Je bere lehes pa pare.
Nuk ka lidhje fare si e shtron Kreshniku.
Saliu e katapultoi , e mbajti duke ja u futur te gjitheve, pikerisht per ta perdorur kur ti duhej
Saliu e di mire cfare ka bere dhe e dinte qe kjo dite do vinte.
E mbolli, e rriti limonin dhe tani po e shtrydh pa piken e meshires,
Po pse të kërkojë konak tjetër kur ka kasollen e barit, aty ku ishin kur u martuan. ???
Zoti Kreshnik , eshte per te qare edhe qeshur njekohesisht nga ky lloj cifti .
Tamam sakllam!☝?
po c’pune dop beje Niku a derezi?! ne rregjimin e ketij plakut te perralles qe ka shkruar vete (nuk di kush i ka mbushur mendjen se mund te behet edhe tregimtgar…) ka bere kaq shume leke sa s’ka nevoje te punoje kurre
Femijet e pare jane te gjithe budallenje edhe femijet e bere nga martesa e dyte jane po ashtu, por jane edhe shejtane, pra shejtan – budallenje.
C’mund te presesh nga nje martese e tille?
Bravo……
O Besnik, leri prozat poetike e fol si gjysem juristi qe je…
O Nik
I thane gjithe shqiparet qe nusen plaku e kishte lavire bulevardi
Plaku sdegjoi.
Por kur gjeti dashnor American nusja,plaku e kuptoi cfare vlere ka te jesh tropojan vicidoli, I pabese si nusja vete
Nusja qe bashkejetonte me plakun morri huqet e plakut
Me pelqeu ironia dhe sarkazma ne shkrimin tend por a do ta kuptoj ai shkodrani ne interviste dje tek TV kur tha berisha eshte lider legendar? Ka dhe bole te tjere qe ne 2021 thone berisha rrezoj diktaturen qe ne te njejten vit u rrezuan gjithe diktaturat e ??
Besoj e imagjinon nivelin e shpellareve
A i pe kokderrat,kokcepat fytyreleshat mentalitet shpellash?
Dy fjale per lulin. Eshte me kurve se saliu vete
Ai eshte shpresa e vetme e shqiptareve thote .
Besoj e kupton mentalitetin e djalit me grua tjeter te sali shpellarit?
Me dictator se babai
Te fyejne Inteligjencen
Kreshnik si humor burgu e ke bere shkrimin
O Niku, je i dobet edhe ne letersi. Plaku dhe lavirja ende shkerdhehen me njeri-tjetrin. Kerkojne t’ia hedhin botes, te maksimalizojne voten me dy parti. Gerdalla Sali mbledh idhtaret e tij, kurse Lulyshi elektoratin gri, qe nuk do as bacen, as Ramsey-n. Por jane aq ordidere sa do te shkojne te dy per lesh bubi.
Imoralitet politik shqiptar,i banalizuar skajshmerisht.Kjo eshte politika jone 31-vjecare pas ndryshimit te formes se diktatures.U prish diktatura e nje partie dhe lulezoi diktatura e njeshave te partive.