Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e sotme. Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmeroi shkarkime te tjera brenda PD-së.
“Sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës për tju kundërvënë SHBA. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar anti-amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit, e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për ta marrë peng Partinë Demokratike dhe për ta përdorur atë si bunker për hallin e tij.
Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur: Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:
1.Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.
2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.
Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve. Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike” – tha Basha.
Kryedemokrati theksoi se në Kuvendin e 18 dhjetorit do te diskutohet dhe do te merren vendimet të rëndësishme për të ardhmen e demorkatëve, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.
“Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.
Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.
Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar”, tha Basha.
Ik o Lul. E more kot ta dhane postin. Zagari i rrah nuk behet dot qen. Ik se do diskreditohesh me keq. Berisha erdhi nga malet me valixhe druni e hyri ne bllok. E do apo nuk e do mori PD dhe cdo the e arriti vete. Ai, Enveri, Rama dhe Fatosi e bene me forcat e tyre jo me Amabasaden Amerikane. Ik me nder e lere Ramen te konkurroje me Berishen. Ti nuk ke asnje vlere.
Kaq keq u solle me PD-ne mor Lul sa pas 8 vjetesh, demokratet rikthehen perseri tek Qukapi?!
“Xhepistet” me grupin antiparti do te shkaterohen.Idete rrezatuese ,ne endrat e Lulit, do te behen realitet.
Paaftesia e Lulit dhe ndjekesve te tij ben qe Berisha te behet udheheqesi i PD-s ,kunder cdo mendimi perparimtar.Kthimi tek Berisha i PD-s eshte nje hap 30-vjecar pas.”Bajraku eshte bajrak sot edhe mot”kjo eshte motua e berishizmit.Civilizimi per Berishen e pasuesit e tij eshte nje ender qe veshtire te realizohet.Edhe Enveri na thosh “Demokracia proletare(enveriste) eshte demokracia e vertete” Nxenes shume te zellshem.
Truth…ca do me thene?? pa tru !!! se kjo te shkon shume me aq sa ke shkruar o kokbosh.
Sa per histori, Ramizi i morri per “pardesye” e u tha ku te rrinin ( dhe nje mut bene vet), pastaj usa ndihmoi ne fillim dotorin e pastaj Edin, prap dhe keta nje mut bene.
Edin ( + liken) i ndihmoi dhe i la Nano, Lulin e la sala……
Nuk di te kete asnje nga ata qe e paskan bere me forcat e tyre!!
Po ik o Truth, spo merrem me me ty, se “ai qe ska memorie” sbehet dot “historian” ????
Sa per te saktesuar situaten apo momentin, ai Luli (siç e quan ti), sot eshte i VETMI SINJAL i shpreses, si per pd si per shqiperine.
Po si gjithmone, shqiptaret ( e ne veçanti pd) do tregojne prapambetjen dhe trashesine e tyre.
shqiptaret ne fund te fundit, nje pjate grosh, pak qofte e rraki duan, dhe jane ne rregull me jeten, cfare mund te pretendosh nga ky pupul