Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike, ku mësohet se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve që nuk firmosën për kuvendin e 18 dhjetorit.
Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas burimeve, Basha e ka quajtur tubim mbledhjen e kuvendit kombëtar, pas shpalljes “non grata” të Berishës.
“Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim të logos dhe vulës”, citohet Basha nga burimet.
Ndërkohë Kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
Më herët, delegatët e pranishëm në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, votuan për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, si dhe për të ndryshuar statutin e partisë.
Ndodhi egzakt siç kam komentuar lidhur me ecurine e Foltores.U krijuan dy Parti,Partia e Rithemeluar e Berishes e cila do jetë Partia Konservatore dhe Partia Zyrtare me Lulezim Bashen e cila do te jete Partia Demokratike Liberale.Partia Demokratike do te duhet të zyrtarizohet ne Organet e Drejtesise që të ligjerohet.
Me keto zhvillime Partia Demokratike Konservatore do te detyrohet të zgjedhë Kryetarin e ri të Partise mbasi Berisha nuk do të njihet si Kryetari ‘NON GRATA”.
Me keto zhvillime e Djathta Shqiptare dhe Opozita fitojnë një prezencë kercenuese per Mazhorancen,Besoj se do të ngrihet në një stad të ri më të lart cilesia eqeverisjes dhe e vet pluralizmit dhe demokracisë.
E djathta me sigurimsa dhe ish komuniste saliu luli e njenjta gjo prandaj tall bythen edi rama. Me kto nuk ka te djathte ne shqiperi jane te gjuthe pasardhesit e ishave