Ibsen Elezi ia thotë copë Berishës: Flisni kundër Sorosit, por mbani në krah Tritan Shehun dhe sigurimsat

11 Dhjetor 2021, 18:30Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka bërë disa kritika për ish-kryeministrin Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar që po zhvillohet sot në “Air Albania“ të thirrur nga ky i fundit.

Ai i është drejtuar Berishës duke i thënë që për sa kohë është shprehur hapur kundër George Sorosit duhet të luftojë edhe aplikimin e politikave të tij në Shqipëri dhe të ndalojë së mbështeturi figura si Tritan Shehu që kërkojnë vaksinim të detyruar, madje edhe për 5-vjeçarët.

Elezi artikuloi nevojën urgjente të pozicionimit të PD-së kundër vaksinimit me detyrim njësoj si republikanët amerikanë.

“Nuk u diskutua dhe nuk u fol fare për vaksinimin e detyrueshëm. Jo thjesht si një proces. Vaksinimi i detyrueshëm dhe të gjitha masat e marra gjatë gjithë kësaj kohe të Pandemisë apo Plandemisë, janë masa që shumica janë marrë nga Facebook-u. Laq lehtë mund të shkelen të drejtat dhe liritë themelore në këtë vend.

E dini ju që ka edhe nga ata prej jush që mendojnë se e dinë shkencërisht problemin e virusit dhe thonë që edhe fëmijët 5-vjeçar… është Tritan Shehu… e keni në krah aty doktor… edhe fëmijët 5-vjeçarë duhet të vaksinohen. Jo mor jo! E drejta për t’u vaksinuar është e drejta ime.

Është e drejta themelore e imja.

Përderisa këtë vendim e kanë marrë edhe republikanë në SHBA… se njerëzit nuk janë kavie… atëhere këtë qëndrim duhet ta kishim artikuluar fort.

Tezat e George Sorosit para 3 vjetësh doktor… (Elezit i tërhiqet vëmendja se po i mbaron koha).

Po e mbarova. Janë teza që i kemi bërë prezent të gjithë politikat e njerëzve të Sorosit në Shqipëri, janë të gjitha teza që po aplikohen dhe po çojnë në shpopullimin e Shqipërisë, shkatërrimin e ekonomisë, marrjen peng të këtij vendi… Opozitarizmi për këtë çështje ka mbetur vetëm në duart e Altin Goxhajt për kushedi sa vjet… 

Dhe më bëhet qejfi doktor që i jeni rikthyer tezave të tij. Por do të ishte në dinjitetin tuaj që ta aplikoni edhe në atë 29-shin… përderisa ju po e artikuloni fort kundra George Sorosit dhe të përfshihen njerëz që po mbështesin ato politika të George Sorosit nuk është fort serioze”- tha Elezi.

4 komente në “Ibsen Elezi ia thotë copë Berishës: Flisni kundër Sorosit, por mbani në krah Tritan Shehun dhe sigurimsat”

  1. Sara says:

    nje tjeter hajvan “i ndershem”…

  2. Alban Luma says:

    Ehhh more Ibsen. Me vjen shume keq qe te ka bere shperlarje truri Altin Goxhaj. 0fare deshe qe e more avokat. Qe kur ke filluar te merresh me Altin Goxhaj je bere nje kopjac i tij. Ketu e kam fjalen per plandemine, George Soros dhe shume gjera te tjera qe nuk ka qene ne fjalorin tend politik Ibsen!. Ndaj edhe diskutimi sot me fjalet e Altin Goxhajt nuk ka vlere. Nje pike vajguri e ben te pangreneshme gjithe gjellen e ushtrise Ibsen!

  3. K… katunar says:

    Njeri me ka… se tjetri.Nuk mbarojne budallenjte ne kete vend.Berisha eshte vetem krye k…
    Do cmendin dhe Ameriken keta budallenj.

  4. Kuçioti says:

    Mos haro qe ne nje provokim qe i beri Curi te isioni Arian Canit doli qky avukati qe eshte kundra vaksinimit ,kishte mare nga Soros vetem 35.000 evro.Un skam as nje cente dhurat,po ai pse,di gje ti????
    Asnje ne boten e qyteteruar nuk te jep dicka falas,e jo me 35.000 evro.cfar i i ke dhene zotrote zoti avukat.
    Persa i perket vaksinimit me sa di une avukatit i vdiq dhe babai nga kovidi,dhe ne gjithe boten me qindra e mijra mjerez u ben viktime e kesaj pandemie.
    Pranddj mos u mer me avukatin o njeri i nderuar dhe i respeltuar.Un thjesht te njoh mga tv.Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje