Shifra e çmendur: Sali Berisha harxhoi më shumë se një milion euro për Kuvendin e sotëm

11 Dhjetor 2021, 16:16Politika TEMA

Sali Berisha organizoi Kuvendin e tij për të shkarkuar Lulzim Bashën, sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe bindur përkrahësit e vet se vetëm ai mund t’i rikthejë në pushtet.

Pas disa “Foltoreve” të organizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ish kreu i PD thirri në Tiranë përkrahësit e vet duke organizua një miting në stadiumin “Air Albania”.

Por cila është fatura financiare e marrëzisë së Berishës përpos asaj politike dhe historike?

Gazeta “TemA” ka siguruar faturën financiare e cila shkon mbi 1 milion euro shpenzime.

Në të përfshihen qeraja e hapësirës ku është zhvilluar aktiviteti, skenografia e përdorur, reklamat në televizione të ndryshme, aksesorët për militantët me logon e partisë, materialet zgjedhore, qera sallash, kohë televizive satelitore, brandim i stadiumit, etj.

Ndërkohë, teksa premtohet se Shqipërisë do t’i vijë ndryshimi nga ky Kuvend, Sali Berisha dhe zyrtarët rreth tij po ngurojnë të sqarojnë burimin e të ardhurave.

Mbase ndryshimi i pretenduar duhet të nisë duke bërë transparencë mbi financuesin e kësaj kostoje të madhe që është përdorur.

Më poshtë po pasqyrojmë pasqyrën financiare lidhur me disa nga shpenzimet që janë kryer.

15 komente në “Shifra e çmendur: Sali Berisha harxhoi më shumë se një milion euro për Kuvendin e sotëm”

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    Nje nga financuesit me te medhenje eshte Klan tv me Aleksander Frangaj qe se shpejti shpallet non grata nga Amerika te tjere si Blendi Fevziu , Ilir Meta, Vucic , Haradinaj Kurti

  2. Kris 1 says:

    A kemi shtet.?A ka shteti institucione kontrolli financiar?

  3. Poshte krimineli sb. says:

    Dhe besni Sali kriminelin qe thote se kame vetem 40 mij Euro ne banke

  4. ce says:

    mos bre burra duroni sa te vije ne pushtet Vicidoli kur te qethen delet dhe pensioni minimal do jete 1000euro. Rroga minimale 1400 euro dhe mos u habisni se 1 milion euro per Vicidolin jane nje kafshate buke

  5. Beni says:

    O SPAK !!!
    O SPAK !!!
    O SPAK !!!
    PO THIRRE TE PAKTEN NJE HERE TE VETME DHE I KERKONI ME DELIKATESE FATURAT E SOTME DHE TE GJITHA FATURAT E TJERA PER TE GJITHA FALTORET E ZHVILLUARA GJATE TRE MUAJVE.PASTAJ I KERKONI BURIMIN E FINANCIMIT TE KETYRE SHPENZIMEVE !
    VETEM KAQ !!!! O SPAK APO ASPAK.

  6. Qytetar says:

    Nese eshte e vertete kjo qe thoni juve ku eshte shteti, ku eshte pastrimi i parave? Perse askush nuk hulumton?!

  7. blushi says:

    Ore po Rama sa harxhon ne muaj ???
    Vetem per aeroplan i duhen 500.000 euro/muaj,ku i gjen,kush e kontrollon…
    Si te thuash jane te gjithe bandite trima.

  8. Zysha says:

    Hahaha….po nuk ngordhi…skemi gje…

  9. vlora.vlora says:

    Spaku amerikan me ne krye Kraja robqirin ,te dergosh 10000 euro nepermjet bankes ti bllokojne gjoja vijne nga aktivitete kriminale ,,por po te harxhosh 1 milione s ka problem se nga vijne

  10. Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel says:

    Aq sa kane vjedhur keta maskarenj,1 milionshi nuk ju duket gje.
    Ju dhane kafsheve edhe mengjez edhe tani ikin te kenaqur se vampiri i tyre harxhoi 1 milion.
    Dhe ju vjen keq per popullin

  11. On says:

    Shkrim alla Doci….por puna eshte se normalisht faturat kontrollohen e sot ka disa inst qe pothuajse nuk funksionojne fare….pse nuk pyesni ju sa miliarda hidhen ke kullat ne qender dhe a I kontrollon kush? E tha njeri me siguri vetem charter Rama harxhon 500 mije ne muaj…

  12. Kostari says:

    Haha jepi mero jepi.
    Nga tete mije qe ishin dje u bene MILIONA. !!!
    Po thuj mer Rob miliarda, pse jo? Ne dore e ke !!
    Do gjenden karabushe qe do e hane. !!!.

  13. Botoje says:

    Perseri leshoi nje P.. merua dhe gjithe lukunia e kartifozeve e hengri dhe filloi britmat “ku je Spak e ku je lesh ” Vetem nje sugjerim kam per Meron.
    Po pse thua miliona! !! Thuaj mer Rob miliarda, se vete ne dore e ke dhe kartifozeve ju pelqen me shume.

  14. Velo says:

    U dhanë nga një sufllaqe për kokë….

  15. Malo says:

    Publiku pret qe ti vertetohet korrupsioni qe tju besoje juve qe llapni per dite,per ndryshe Sales i lumte Kari e juve i beni pak veri tanò ne dimer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje