Fatbardh Kadilli del nga skenari i Kuvendit: Të ndalojmë çdo kryetar humbës, përfshirë edhe Berishën

11 Dhjetor 2021, 14:57Politika TEMA

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ka guxuar sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë. Deklaratat e tij erdhën në Kuvendin e thirrur nga Berisha, para mijëra demokratëve.

Kadilli tha se nga Kuvendi duhet të dalë një lider i ri dhe një parti që siguron konkurrencë të ndershme. Ai tha se PD nuk ka nevojë për një lider ballkanik apo europian fals.

Pjesë nga fjala e Kadillit:

Pas 30 vitesh histori, partia jonë duhet të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Unë uroj që ky Kuvend të hyjë në histori duke na afruar me Perëndimin.

Por kam frikë që ky kuvend të jetë një tjetër rast I humbur. Që në 26 prill ne kishim një mundësi. Të nesërmen e humbjes se pestë të Lulzim Bashës. Prandaj unë kërkova dorëheqjen e tij si mundësi për të hapur PD-në. Ndaj vendosa ta sfidoj dhe të kandidoja për kryetar edhe pse e dija që nuk kisha shumë shance të fitoja. Por synoja te nxisja një debat. Por ishte një betejë e humbur sepse në PD të gjithë ishin me kryetarin, të gjithë ishin shurdhë dhe memecë.

Askush nga ju nuk u shqetësua. Sapo sfidova udhëheqësin ju u bëtë të gjithë me Lulzim Bashën.

Sfida jonë sot, e këtij Kuvendi, duhet të jetë se edhe Sali Berisha nuk duhet të zgjidhet më në krye të partisë.  Vetëm atëherë do të nisë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten. Të zgjedhim në krye të PD-së një udhëheqës që s’ka lidhje me të shkuarën. Nuk na duhet lideri ballkanik dhe as europiani fals.

7 komente në “Fatbardh Kadilli del nga skenari i Kuvendit: Të ndalojmë çdo kryetar humbës, përfshirë edhe Berishën”

  1. Sul Koburja says:

    Kadilli kot e ke.Dita që duket nuk do kallauz thotë populli.

  2. Ladi says:

    Kandil cdo lider qe del nevojtorja e Sales eshte sherbetor i tij. Pse kot hodhi Berisha miliona $$ qe te zgjidhet nje kaqol tjeter si asha. Jo more jo, PD vdiq perfundimisht. Nuk behet rithemelim nga nje ish komunist spiun dhe i degraduar. Ata jane familje e degraduar.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Saktë. Respekte.

  3. Ladi says:

    Kandill cdo lider qe del nevojtorja e Sales eshte sherbetor i tij. Pse kot hodhi Berisha miliona $$ qe te zgjidhet nje kaqol tjeter si asha. Jo more jo, PD vdiq perfundimisht. Nuk behet rithemelim nga nje ish komunist spiun dhe i degraduar. Ata jane familje e degraduar.

  4. drini says:

    Mire qe ke shpetuar pa u rrahur apo eliminuar fizikisht deri ne keto momente. Megjithate mos mendo se ja ke hedhur.Shpellaret e Sales mund te eleiminojne edhe fizikisht prandaj ruhu se ke guxuar shume

  5. Ancle Sam says:

    Shoku I Nik Spahiut?

  6. fariu i ri says:

    Në vitin 1991, foli Dritëro Agolli në kongresin e PPSH-së.
    Në dhjetor të vitit 2021, foli Kadilli në Mitingun e PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje