Përçarja e PD-së në ditën e lindjes, Rama mesazh të koduar në rrjetet sociale

11 Dhjetor 2021, 15:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të koduar në rrjetet sociale pas zhvillimeve te fundit ne PD.

Rama ka shpërndarë një thënie të Emil Cioran ku flitet për një person në majat e dëshpërimit që kapet pas pasionit të absurdit si e vetmja forcë që mund të hedhë dritë mbi terrin e kaosit.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, shkruan Rama.

5 komente në “Përçarja e PD-së në ditën e lindjes, Rama mesazh të koduar në rrjetet sociale”

  1. Llazi , shoku i Hajros says:

    Mire ky qe le mesazhe te koduara per PD-ne por nese nje dite do i vije rradha dhe ketij per SPAK apo non grata ne do i kemi me te thjeshta kodet.

  2. Leks1 says:

    E ka me te marret qe ndjekin pas te marrit Saleh Xhihadist

  3. ben. says:

    Ky ishte reagimi i 3 i rames sot.
    Reagimi i pare ishte ndjekja live e kuvendit te pd nga syri tv.
    Reagimi i dyte ishte dergimi i forcave speciale per te ruajtur bashen
    Dhe ky reagimi i njeriut te deshperuar, njelloj si bllokmenet 31 vjet me pare.
    Rame nise nje loje , qe mendove qe me duart e bashes te siguroje pushtet per jete. E kupton tashme se mbas kokes se bashes qe fluturoi eshte rradha jote.
    Hakmarja rame eshte 1 pjate qe haet e ftohte.

    1. Njeres pa (qe sduan)pune says:

      Hajde “ben” hajde, vetem ti i kupton ato qe ke shkruar , ti po qe e kupton politiken

  4. Olimpia says:

    Rama…leri mesazhet qe te marret, te cilet nuk jane pak, nuk duan ti kuptojne. Merru me hallet e tua.
    1..Lufta kunder varferise.
    2..Industrializimi,jo betonizimi sjell punesim, rroga te pranueshme,ul korupsionin cliron shoqerine nga marrezite è tipit Berisha.
    3…Hape PS jo nga lart, por nga poshte, pergatit largimin, krijo mundesi è per nje konkurence reale.. Jo kariere fasade por meritokracike. Lere mandatin ne fund te 2022 duke ia kaluar nje te majti.Epoka jote ultraliberale mbaroi.
    Pra nga shkaterrimin I PD nxir mesime. Lenda e pare pra shqiptaret nuk ndryshoje shume dhe bomba mund te te pelcase edhe ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje