Floriana Garo: Basha më zhënjeu, te Berisha pashë energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari

11 Dhjetor 2021, 16:07Politika TEMA

Floriana Garo ka folur nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD për arsyet që e kanë detyruar të bashkohet me Berishën pas humbjes së 25 Prillit.

Garo deklaroi se ka parë te Berisha energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari.

“Është kënaqësi të jem prezentë në këtë ditë historike, Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri nga Zvicra me tim shoq dhe vajzën tonë. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte shkurti i acartë para fushatës së 25 Prillit. Besova te  ndryshimi dhe besoj ende te ndryshimi. Jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur. I ofrova Bashës të kontribuoj për PD.

Basha kishte plane të tjera. Nuk kishte strategji. Fitorja nuk ishte qëllimi. U zhgënjeva si të gjithë demokratët. Pashë si nisi ta shkundë nga themelet lideri historik Sali Berisha me energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari. Kam besuar që vetëm Berisha do na udhëheqë të gjithë në ringritjen e PD në piedestalin e lavdisë së saj”, tha Garo.

4 komente në “Floriana Garo: Basha më zhënjeu, te Berisha pashë energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari”

  1. Ou! says:

    Bo sa keq ngele pa karrige? Kthehu prape ne Zvicer dhe hajde 1 muaj para zgjedhjeve.

  2. Mario says:

    Duket qe sipas kesaj Berisha ia kaloka me energjji edhe burrit te kesaj. SIduket nuk u kenaqka, por e kesitoka me shume Berisha.

  3. Ilirjan says:

    Me cudit ky talebanizmi fanatik i disa shqiptareve te dale e te shetitur… sa mendjengushte!

  4. Fatosi-kosove says:

    E paska provuar si dumka grida me salianjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje