Qytetarët të cilët janë vaksinuar me Coronavac, të cilët zënë pjesën më të madhe në Shqipëri nuk duhet të presin të kalojnë 6 muaj, por mund të aplikojnë dozën e tretë deri në 5 muaj nga doza e dytë.
Ekspertë të shëndetësisë thonë se pas muajit të 5 mbrojtja nga vaksinat zbret nga 74% në 39% për më tepër vaksina Coronavac ka një mbrojtje më të ulët se vaksinat e tjera.
Ajo mbron por duhet përforcuar më shpejt me dozën e tretë. Ndërsa për ata të cilët nuk janë vaksinuar ende, ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim sa më parë pasi mutacioni Omicron i cili nuk është konfirmuar ende zyrtarisht se ka hyrë në vendin tonë ka një infektueshmëri shumë të lartë se sa mutacioni Delta.
Ndonëse nuk ka të dhëna për fatalitet nga Omicron ai bëhet shqetësues nëse në popullatë qarkullojnë dy mutacione paralelisht pasi mund të bëjë të lind një tjetër mutacion me sjellje më shqetësuese.
Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur humbje jete në mosha të reja. Mjeke nga spitalet Covid thonë se pjesa më e madhe e pacienteve janë të pavaksinuar dhe ata manifestojnë simptoma më të rënda. Sipas studimeve risku për humbje jete tek një person i pavaksinuar është 16 herë më shumë se sa tek një person i vaksinuar. Kufizimi i komitetit teknik të ekspertëve, se në 4 janar nuk do të pranohen në punë persona të të pavaksinuar ka ndikuar disi në rritjen e vaksinimit tek të rinjtë, por sërish mbeten shifra të ulëta.
Profesori i nderuar Myslym Selenica , fakulteti i veterinarise Tirane 1977-1982 , e kujtoj qe na porosiste se imuniteti me vaksinat virale pergjithesisht eshte 4-6 muaj tek kafshet . Kete gje une e kam shkruar , duke e kujtuar ketu kete profesor neper komentet e mia , qe kur sapo filluan vaksinat kunder Covid-19 .
Pyetja sot eshte : Minimalisht cdo person duhet te vaksinohet 2 here gjate vitit per cdo vit ; apo ndoshta dikujt mund ti duhen dhe 3 here gjate nje viti kunder Covid-19 ???
===========
E cuditeshme eshte se askush deri me tani tek institucionet shkencore , ose ato te administrimit shendetesor , (te brendeshme apo te jashtme) te cilat jane lutur direkt prej meje per te pranuar ligjerisht qe te lexojne per 30-45 minuta nje pershkrim permbledhes te bazuar nga dy studime te nivelit boteror qe i perkasin afro 100 dhe mbi 50 vjet me pare ; por duket sikur keto heshtin per mosbesim apo sikur po i tremben mundesise te egzistences te nje menyre te vecante mjekuse ku llogjika shkencore dhe provat klinike do te mund te adaptohen plotesisht qartazi per te bllokuar “mekanizmin” e peregjithshem te cdo mutacioni te Covid-19 .
===========
Nastradini ka thene : Meso nga ai qe e ka pesuar vete .