KLP emëron në SPAK dy prokurorë të rinj

13 Dhjetor 2021, 14:30Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot dy prokurorë të rinj për në Prokurorinë e Posaçme.

Pasi intervistave me 3 kandidatë për në SPAK, KLP ka vendosur që në prokurorinë e posaçme të emërohen Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, ndërsa është skualifikuar Sonila Muhametaj (Domi).

Tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emëruar nga KLP.

Renditja e tre kandidatëve bashkë me pikët përkatëse:  Elvin Gokaj 216 pikë, Alfred Shehu 211 pikë, Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje