Miratohet marrëveshja, të dënuarit në Britaninë e Madhe do ekstradohen në Shqipëri

13 Dhjetor 2021, 12:54Kronika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania dhe Irlanda e Veriut.

E pranishme në Komision, zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni sqaroi si do të bëhet procedura.Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t’i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi.

Sipas Pirdenit nuk do të ketë kufizime mbi llojin e veprës penale, teksa theksoi se para kryerjes së transferimit, do të vlerësohen një sërë faktorë para se të vendoset nëse do të kryhet apo jo transferimi, duke marrë parasyshë mbi të gjitha kapacitetet akomoduese në burgje.

Për këtë, ajo u shpreh se sistemin e burgjeve në vend janë 105 vende akomoduese të lira, ndërsa shtoi se kostoja transferimi për të burgosurin është 280 mijë lekë dhe për shoqëruesin, që do të jetë polici, kostoja është 108 mijë lekë. Zv.ministrja theksoi se nuk do të preket buxheti i shtetit.

“Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve.

Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin. Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh.

Në Shqipëri ka një tren në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues”, tha zv.ministrja.

1 komente në “Miratohet marrëveshja, të dënuarit në Britaninë e Madhe do ekstradohen në Shqipëri”

  1. Une jame Ahmed Kalaja nje hoxhe terroriste says:

    Hajdute qeveritare që na drejtone Jane çmendur komplet… Po more hajdute ju nuke kontrolloni dote ata të burgosur që keni në Shqiprie pa le do merrin edhe të burgosurit e Evropese hajdutrija dhe korrupsjoni në kurrizte te popullit të mjer nga keta horra nuk ka mbarime.. Shumica e të burgosurve kontrollone kiminalitein e tyre nga burgjet se Jane te lidhure me politikanet dhe me policet… poshte korrupsjoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje