Kapet në flagrancë, joshte vajza të mitura për seks. Burri nga Gjirokastra ra në kurth tek 15 katëshi

10 Dhjetor 2021, 20:01Kronika TEMA

Një person me origjinë nga Dibra, por banues në Gjirokastër, është arrestuar nga policia e Tiranës, për veprime pedofilie.

Aksioni për arrestimin e tij, është kryer në qendër të kryeqytetit, ku forcat operacionale kapën shtetasin Çerpja, duke e arrestuar pasi ishte në tentativë për të abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Policia në rrugë operative është vënë në dijeni të këtij rasti, duke marrë informacion se Çerpja nga Gjirokastra, joshte vajza të mitura apo adoleshente për të kryer marrëdhënie me to.

Për të verifikuar këto informacione, mësohet se prokuroria e Tiranës, ka autorizuar një vajzë, e cila ka hyrë në bisedë me te duke bërë që ai të udhëtojë nga qyteti jugor në Tiranë.

Në mesazhet që policia ka sekuestruar në telefonin e Çerpjas, ai i kërkon vajzës të kryejë marrëdhënie edhe pse vajza është e mitur.

Takimi do te behej në qendër të Tiranës, në një ditë kur prindërit e saj të ishin në punë dhe ajo pasi të mbaronte shkollën.

2 komente në “Kapet në flagrancë, joshte vajza të mitura për seks. Burri nga Gjirokastra ra në kurth tek 15 katëshi”

  1. Lili says:

    O paskan filluar punen prokuroret?! Mos te ndalen e te shkojne pak deti tek kryebashkia e Tiranes ku ne krye kemi nje rrjet te tere te pedofile!

  2. tan says:

    Dibrane hesapi,pa dîne dhe pa imane si patrioti i tij lulush karabushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje