Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha se asnjë veprim nuk do ndërmerret aktualisht ndaj efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në testine për përdorimin e drogës.
Nano tha se testi nuk ka për qëllim terrorizimin e forcave të policisë, ndërsa shtoi se pas fazës së parë të testimit, për policët që rezultojnë pozitivë do të ketë edhe procedurë tjetër testimi.
“Dua të informoj, dhe dua që të mos ketë asnjë keqkuptim, policia e shtetit me këto veprime që ka marrë nuk ka për synim terrorizimin apo frikësimin e forcave të policisë. Testi i drogës do të kryhet sipas procedurave, dhe nuk do të marrim asnjë veprim ndaj punonjësve pa u siguruar.
Do të vazhdohet me faza të testimeve nga institucione të tjera të miratuara shtetërore që do të japin aktin përfundimtar.
Duam një polici të pastër, kjo bëhet edhe për një arsye më të fortë, për të krijuar besueshmëri më të fortë në raport me publikun. Analizat janë zhvilluar në fazën e parë, por do të kenë edhe analiza të tjera. Nuk jemi ende në fazën që do të japim një informacion”, u shpreh Nano.
Policet duhet ta pijn drogen qe ta njofin me mir kur te kontrollojn drogarashet dhe shitsit e drogs.
Kshtu u shpreh dikur shefi i madh i policis s Baselit Zvicer,kur u pyet nga gazetarja se a e kishte provu kokainen dhe heroinen,i cili u pergjigj pozitivisht se e kishte provu me qellim qe ta njihte me mir qe ta kapte kur transportohej nga gangsterrat..!!!