Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, ushtria “zbarkon” në hotel për të zbuluar “enigmën”

10 Dhjetor 2021, 14:13Kronika TEMA

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë.

Policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare janë duke kryer një eksperiment hetimor në ambientet e saunës ku u gjetën pa jetë 4 rusët.

Pjesë e këtij eksperimenti do të jetë mbushja e hollit të saunës me avuj me përmbajtje klori si dhe dyoksid karboni. Këto dy element dyshohet se shkaktuan vdekjen e katër rusëve por ende mjekësia ligjore shqiptare nuk përcaktoi se kush ishte agjenti kimik që solli asfiksinë e tyre.

Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh.

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material.

3 komente në “Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, ushtria “zbarkon” në hotel për të zbuluar “enigmën””

  1. Salikoqja says:

    O zot i madh! Pronari i hotelit eshte kriminel droge. E pakta futi rruspen asaj ngrehine te kobshme!

  2. fuati says:

    Po ushtria cfar do aty….?? Pse kemi ushtri…??

  3. vlora.vlora says:

    ha ha si s keni turp ,pas dy muajsh akoma s keni zgjidh dot nje ceshtje,,,,,po barkderrat e ushtrise shqiptare cfare duan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje