Në datë 20 Dhjetor ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rinisë betejën me drejtësinë. Seanca te gjykata e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit është caktuar në orën 09:00.
Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij, Jaeld Çela, kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.
Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”.
Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.
Ku i gjen parate ky ish ministri i ndershem qe paguan avokatet?