Hashim Thaçi lihet në paraburgim në Hagë, avokati: Do ta apelojmë

15 Dhjetor 2021, 17:15Rajoni TEMA

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar masa e paraburgimit në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express. Kjo është konfirmuar nga avokati Gregory Keohe në konferencën për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Vendimi është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake. “Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet“, ka thënë ai.

Kehoe më tutje tha se duhet që të ndodhë një debat lidhur me dyshimet që i ka Prokuroria sa i përket garancës së Policisë së Kosovës dhe lirimit me kusht të tyre.

“Unë nuk ju kërkojë të ndryshoni urdhrin që keni lëshuar, por unë po ju kërkoj, po them se asnjë shqiptar nga Kosova nuk është liruar nga kjo gjykatë, më herët ka ndodhur. Pse? Nuk paska asnjë kusht që garanton që këta individë do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur dhe se do të respektojnë çdo vendim tuajin. Kjo procedurë duhet të shqyrtohet, pra me debat të hapur, të shohim se cilat janë rezervat që ka prokuoria mbi policinë e Kosovës, pra ne kërkojmë seancë dëgjimorë që t’i dëgjojmë se pse këta burra po e presin gjykimin ktu dhe të merremi me kushtet e vendosura.”, tha ai.

Këto deklarata të Kehoes erdhën pasi gjykatësi paraprak ka nxjerrë një vendim sa i përket afateve për rishikimin e paraburgimit për krerët e UÇK-së. Afati për dërgimin e parashtresave është zgjatur deri në 10 ditë pas njoftimit për vendimin e Apelit mbi refuzimin e kërkesës së mëhershme për lirim nga paraburgimi.

“Zoti Veseli, Krasniqi, dhe Zoti Selimi kanë hequr dorë nga e drejta që të rishikohet paraburgimi çdo dy muaj. Është paraqitur arsye e vleshme që justifikon shtyrjen e mbrojtjes. Urdhëroj që palët të dorëzojnë parashtrimet jo më vonë se 10 ditë nga njoftimi për vendimin e Apelit ndaj vendimit tim për refuzimin e paraburgimit”, ka thënë ai.

I njëjti urdhër është dhënë edhe për Prokurorinë.

6 komente në “Hashim Thaçi lihet në paraburgim në Hagë, avokati: Do ta apelojmë”

  1. Kalec Dega says:

    Hathim Thaqi nga hero ne burgaxhi, lol
    Besoj Drenica e gjithe Koqova pajtohen, apo jo?

  2. Sad Memories says:

    Do shpresoja shume qe Hashim Thaci i cili sakrifikoi the jeten e TIJ per vendin ti jepet vendi i merituar per Heroizmin e tij. Te kundrasulmosh kur shikon qindra mijera te vrare te bashkatdhetareve te tu nuk eshte krim ; eshte vetmbrojtje ne opinionin tim .
    Ata qe nuk e shikojne kete ne kontekst te gjere duke harruar Gjenocidin e papare te ketij shekulli ndaj shqiptareve te Kosoves ( si vrasje, varre masive , te femijeve, grave , dhunime dhe perdhunime te njerzve te pafajshem )dhe duke u marre vetem me pjesen se si luftoi te mbronte popullsine e vet pa dashur mbrojne interesat Serbe .Serbeve nuk u intereson nje Trim si Hashim Thaci neper kembe ; u intereson ta shohin ne Burg.Krimineleve te vertete duket sikur nuk kane bere asgje , i gjthe faji eshte i atyre qe u vetembrojten ,,,

  3. hashim serbi says:

    I urojme nja 25 vite tradhetarit hashim esat pashe thaqi,nje burracak qe here deklaronte si kurvat qe ka qene larg vijave te frontit dhe here krekosej si “qlirimtar”,ai do pergjigjet per te gjitha vrasjet e personaliteteve te Ldk-se bashke me tradhtarin tjeter kadri veselin dhe gjavit halitin me bashkpuntoret e tyre ne vrasje te kundershtareve politike dhe komandanteve te luftes.

    1. Bekim Peja says:

      Ore pleesht, ku ishe ti kur Millorati ti ethke granimin.
      Nuk mund te gezohen srrbet dhe shqiptaret per burgosjen e Hashim Thacit ?!
      Meqe e kam takuar disa here gjate kohrave kur mamaja e jote radosavit ja plazitke kavallin, te tham qe patriot dhe politikan ma te zotin se HTH nuk do ket me.

      1. Xhashim serbi says:

        Bekim peja,un te shkerdhej majken,motrat dhe kend ke faresfis o moterqire.

  4. dreni says:

    Kjo gjykate ka frike nga Serbia dhe mban ne burgim viketimat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje