Ia kërkoi Artan Lame, jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

15 Dhjetor 2021, 21:10Sociale TEMA

Drejtuesja e Kadastrës së Durrësit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

ABC News raporton se Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen pasi sipas informacioneve nga burimet, kjo i është kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame.

Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.

Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje