“Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”, Rama: Aplikimet nisin në janar

14 Dhjetor 2021, 18:00Sociale TEMA

Në janar të vitit 2021 qeveria do të hapë aplikimet për të familjet që kanë një banesë të vjetër dhe duan ta kthejnë atë në një biznes atraktiv në fushën e turizmit.

Kryeministri Edi Rama tha nga Kalaja e Beratit se mbështetja do të nisë nga 10 mijë dollarë për restaurime të pjesshme si rregullimi i çatisë apo pjesëve të tjera të godinës dhe deri në 50 mijë dollarë për transformim rrënjësor të saj.

“Dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi i cili sot është transformuar në një mjedis shembull rijetëzimi. U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla që tanimë me bonusin e rijetëzimit, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetje. Një për restaurimin dhe konsolidimin.

Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe për instrumentin e dytë, për ata që duan të futen në një plan transformimi deri në 50 mijë dollarë.

Është instrument që është marrë nga modeli i BE ku shteti jep një pjesë të parave, jo kredi por dhuratë bazuar në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besoj shumë se në kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, ky bonus do i japë një mundësi familjeve të angazhohen në biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rrogat e shtetit.

Në këtë mënyrë hapen edhe vende pune si dhe nxitet ekonomia. Do të kemi më shumë turistë sepse do të kemi kapacitet mbajtës. Kjo ndodh me disa ndërhyrje të rëndësishme që po bëhen në Berat dhe Gjirokastër. Pas vitit të ri do të kemi kantieret që do ta transformojnë sheshin e makinave në krah të sheshit kryesor”, tha Rama.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se kjo nismë nuk do të mbështesë vetëm hapjen e restoranteve apo hoteleve për shmangur konkurrencën e pandershme por edhe biznese në fushën e artit dhe zejeve.

“Shteti do i gjendet pranë me një skemë granti. Ne kemi filluar të ngremë disa projekte për të parë se çfarë impakti mund të ketë në komunitete. Bonussi do jetë në dy mënyra. Ai për restaurim si problemi me çatinë apo rregullime të tjera. Do jetë gjithmonë bashkëfinancim mes shtetit dhe privatit. Do mbështesim gjithmonë e më tepë artizanatin për artin dhe zejet.

Nuk duam të kemi vetëm hotele apo vetëm restorante sepse kjo nuk do krijonte konkurrencë të ndershme. Do të ecim me shërbimin në platformën online. Duam të aplikoni me dokumentacionin e duhur nga certifikata e pronësisë.  Në institutin e trashëgimisë do të dorëzojmë projektet”, tha ajo.

13 komente në ““Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”, Rama: Aplikimet nisin në janar”

  1. sapa says:

    Konfliktet e pronesise?pse nga vijne konfliktet?sepse nuk ka shtet te se drejtes!ne ate vend ku edhe nje vazo lule ta marrin?ik ore idjot se po nuk u be shtet i se drejtes asgje nuk do funksjonoje!!!mos u perpiq te kakarisesh si gjeli ne maje te plehut se nuk ka shqiptar qe te beson pervec atyre qe ju jep rrogat ose atyre qe vjedhin prej 9 vitesh!Une e provova sistemin komunist,u ktheva dhe provova edhe sistemin tuaj qe ishte edhe me i ndyre se kushdo dhe tani u ktheva nga kisha ardhur pasi me vodhet dhe prishet te gjitha ato qe kisha investuar prej 27 vitesh emigracjon tek vendi juaj HAJDUT!Eksperiencen qe kalova une po ja u jap te gjitheve si shqiptareve ashtu edhe te huajve qe ta dine se cfare vendi eshte shqiperia!

    1. Kalec Dega says:

      Ramush sheiku…
      =
      lol
      =
      i ka dhi breket nga Berisha qe e nxori ne pension…lol
      =
      lol
      Arnautistani i Ballkanit, lol

    2. asd says:

      Pse bo kshu mer burre? Po Koka me shoke sdo hane i cap buke?!

  2. Nik says:

    90% e shtepive ne Shqiperi jane te vjetra, ku do t’i gjeje dollaret ky mafioz?!

  3. Xha brahoja says:

    Jam kurioz për eksperiencën tende ne shqiperi, dhe ku mendon se do kishte mundësi për riparim

  4. Skrapari says:

    Sa mirë ke menduar o shoku udhëheqës ! Po kush do ta drejtoj kët aferë(grant) se na iku dhe teri në qeli…apo ka naço plot!.

  5. FCB says:

    O pallosh jepi njerezeve leket e Termetit nje here se i ke neper qerara apo cadra, 1 miliard e ca ku i cuat.

  6. Julian says:

    Nga del ky leku falas ?

    1. Arben says:

      Cfare perrallis ky mashtrues,mua nuk po me legalizojne shtepine time ,te ndertuar ne 1991,sepse Ismet Gorani e ka kthyer zyren shteterore ne pronesi te tij,.Duhet ti japesh 2000 euro qe te filloj praktiken.Ne Kavaje,ndodh kjo..Kush ja keto plehra,drogaxhij,qe duan te behen pasanike me djersen tone ,te emigranteve. I kam shkruar dhe ketij palloshit,. Po asnje pergjigje.Po ta prekesh ,te pergjigjet,eshte permalos.Mjere ne
      .

  7. NEO says:

    Sa komentues koti, Leshi, Preshi ! mgjs … çështje trashëgimie.

  8. suliot says:

    po ku investohet ne shqiperi, shqiptaret nuk kane idene nga biznesi dhe perpiqen ti bejne te keqija njeri tjetrit, aty vetem te pengojne institucionet dhe perpiqen te te marin dhe qindarken e fundit, vend barbaresh,!

  9. Une says:

    Nje nisme e ahkelqyer.

  10. t says:

    pasojat e termegit nuk jane riparuar akoma per mungese parash.
    ku do i marri ky parate e ketij investimi kaq te madh per shqiptRet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje