Ermal Meta dhuron një kamion me vegla muzikore për Shtëpinë Rozalba dhe Casa Betania

12 Dhjetor 2021, 18:55Sociale TEMA

Ashtu siç kishte premtuar gjatë vizitës për koncertin e tij në Shqipëri në muajin shtator, këngëtari Ermal Meta ka dhuruar një kamion me vegla muzikore për dy shtëpitë e fëmijës, Shtëpinë Rozalba dhe Casa Betania, dy strehëza për të mitur që kanë nevojë për mbështetje. Artisti i mirënjohur shqiptar dhe i suksesshëm edhe në Itali ku e ka zhvilluar karrierën e tij muzikore, iu ka kthyer kështu buzëqeshjen dhjetëra fëmijëve në këtë prag festash të fundvitit përmes gjestit të tij human.

“Çfarë mund të themi para një mrekullie të tillë përveç një faleminderit me gjithë zemër! Faleminderit që u ktheve! Na duket akoma një ëndërr! Faleminderit që na dhurove buzëqeshjen tënde plot dashuri! Faleminderit për të gjitha instrumentet muzikore që na solle! Për ne do të kishte qenë e pamundur t’i blinim. Sot, falë teje, ato instrumenta janë pasuria jonë e çmuar. Të premtojmë që herën tjetër do të na gjesh duke luajtur violinën, kitarën, pianon, klarinetën dhe të gjitha instrumentat e tjera,” shkruan me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Shtëpia Rozalba e cila ndodhet në Gjadër të Lezhës.

Këngëtari Ermal Meta, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka mbajtur kështu fjalën e dhënë ndaj fëmijëve që u nevojiteshin vegla muzikore dhe pajisje për kurset që ofrojnë Shtëpitë e Fëmijës.

4 komente në “Ermal Meta dhuron një kamion me vegla muzikore për Shtëpinë Rozalba dhe Casa Betania”

  1. Shqipja esht gjuh e veshtir per te shprehur mendimin,apo ne kemi nivel te kufizuar ,per te shprehur sakt ate qe esht ne realitet ? Dhuroi nje kamion me vegla muzikore !!! Dmth dhuroi edhe kamionin per Femijet,apo vetem Veglat muzikore qe ishin te ngarkuara ne kamion ? Po sikur veglat Muzikore te kishin ardhur me Avion,si do shkruhej ? Dhuroi nje Avion me vegla muzikore ?!

    1. aaaaa says:

      E dyta….Ku bie kjo shtepia e femijve ne Itali…apo ne Zvicer…Sepse simbas emerit duket qe nuk eshte ne Shqiperi.Informacion konfuze.

    2. aaaaa says:

      Kerkoje ndjese,,Qenka ne Gjader ,Lezhe….

  2. LG says:

    Të lumtë Ermal,tregove zemrën tënde bujare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje