Hapet rruga për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës, në janar nisin punimet

9 Dhjetor 2021, 10:11Sociale TEMA

Është hapur rruga për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha pas mbledhjes së qeverisë se sot u kompletua kuadri rregullator dhe ligjor ndërsa punimet pritet që të nisin në janar.

“Në mbledhjen e sotme sapo miratuam një vendim që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës së Forcave tona të Armatosura në bazën ajrore të Kuçovës që me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator dhe ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit ne do të vendosim në mënyrë simbolike gurin e parë të bazës taktike të Kuçovës, një bazë taktike e NATO-s.

Një lajm shumë i mirë edhe për familjet që preken nga vendimi i sotëm i shpronësimit. Ju siguroj që do të shpronësohen në vlerën e plotë të tregut bazuar në të gjitha aktet  ligjore dhe pa asnjë vonesë.

Për banorët e zonës është një lajm dyfish i gëzuar sepse është një investim prej 50 milionë euro që do të thotë zhvillim ekonomik, punësim për të gjithë zonën përreth”, tha Peleshi.

Baza e Kuçovës sipas ministrit është shumë e rëndësishme edhe për sigurinë e rajonit.

Vetëm për fazën e parë të projektit do të financohen 50 milionë euro nga fondet e NATO në partneritet me qeverinë shqiptare.

Aeroporti i Kuçovës është ndërtuar në 1955.  I vetmi investim i kryer në këtë bazë është në 2004, por aktualisht edhe pse qëndron i hapur është në gjendje të amortizuar.

7 komente në “Hapet rruga për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës, në janar nisin punimet”

  1. grgrgr lol says:

    Nje baze me shume Amerikane ne Arnautistan.
    =
    lol

    1. Nicozia says:

      Pirdhuni ne qipro…!!! tek ‘sunitet’ ne Nikozia !!! Cfare njethundraku frikacak !

  2. Shqipja ecen says:

    Beni investimin dhe parkoni aty ca avion F16. Cdo jave nje cift avionesh te fluturoje nga Kukesi ne Sarande.

  3. Totenkopf says:

    Ti hiqet Emri sllav Kucova .eshte Turp..

  4. Pilo Lala says:

    Pak nga pak. Investime qe do i marri Kontraktori, populli perreth.
    Ushataret Amerikane duan buke, fruta, do shpenzojne para.
    Njeri me tregonte qe nje baze ne Krete, beri gjithe resorantet dhe lokalet e muzikes te pasur.
    Ata duan te shpenzojne para.

    1. ben. says:

      O piloooooo
      Ku i gjete ushtaret amerikane?
      Po si ka mundesi qe gjithe delenxhinjte ,truthare jane rilindas?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje