Situata në spitalet Covid, mjekët: Më shumë pacientë të rinj në gjendje të rëndë            

9 Dhjetor 2021, 16:46Sociale TEMA

Rriten rastet e rënda edhe tek të rinjtë e prekur nga koronavirusi. Mjekët e spitaleve Covid thonë se javët e fundit janë shtuar pacientët me moshë të re, të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Përveçse shkojnë vonë në spital, kjo grumopmoshë nuk ka kryer as mbrojtjen përmes vaksinës. Mbi 20 të  prekur në ditë i drejtohen spitaleve Covid për trajtim spitalor.

Sipas mjekëve, ata paraqiten në gjendje të rëndë dhe me prekje të lartë të mushkërive. Thuajse të gjithë të shtruarit janë të pavaksinuar.

Aktualisht, në dy spitalet Covid janë të shtruar 156 pacientë, nga të cilët 10 në gjendje kritike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje