Strukturat doganore në Portin e Durrësit kanë goditur një skemë mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.
Autoritetet kanë sekuestruar në një automjet 1950 kg medikamente mjekësore kontrabandë të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar. Ato ishin vendosur në 8793 kuti dhe kapin vlerën e 119 mijë eurove.
Vlera e detyrimeve doganore të shmangura për këto mallra kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.
Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona me iniciale A.B dhe A.P. për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”.