Hapja e aeroportit “Zayed –Flatrat e Veriut” u trumbetua si shpresë për zhvillimin e Kukësit. Por pesë muaj më vonë, fluturimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së pasagjerëve.
Nga Bashkim Shala
Në pistën e aeroportit “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nuk dëgjohet më zhurma e avionëve prej pothuajse dy muajsh.
Terminali i aeroportit është gjithashtu i boshatisur, ndërkohë që lëvizjet e vetme janë ato të punonjësve të sigurisë. Në katin e dytë, një grup punonjësish janë mbledhur në një sallë dhe qëndrojnë të patrazuar përballë kompjuterave.
Është prag festash, por në aeroportin e Kukësit nuk gjen biletë për askund.
“Aeroporti nuk është i mbyllur, ashtu siç po flitet. Aeroporti është i hapur, por fluturimet kanë rënë për shkak të sezonit,” tha drejtori operacional i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.
“Në të gjithë aeroportet e botës, periudha nëntor-shkurt është e bllokuar, sidomos tani në kohë pandemie,” pretendoi ai për BIRN.
Aeroporti i Kukësit u inaugurua me bujë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Edi Rama e quajti atë një ‘fabrikë buke”, që do të krijonte vende të reja pune si dhe mundësi biznesi dhe turizmi.
Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik, por entuziazmi u zbeh me përfundimin e sezonit turistik.
Nga korriku në shtator, në aeroportin e Kukësit operuan dy kompanitë ajrore “Helvetic Airways” dhe Air Albania me linjat e Zyrihut dhe Stambollit. Por prej mesit të shtatorit, aktiviteti u reduktua në një fluturim të vetëm në javë.
Sipas faqes së internetit të aeroportit të Kukësit, fluturimi i fundit kanë qenë në datën 21 tetor. Kompanitë “Helvetic Airways” dhe “Air Albania” nuk kanë planifikuar fluturime të tjera.
Progonati e lidh ndërprerjen e fluturimeve të programuara me rënien e fluksit të pasagjerëve në sezonin e dimrit, sidomos në kushtet e pandemisë. Ai renditi gjithashtu si faktorë moshën e re të aeroportit të Kukësit si dhe faktin se udhëtarët tipikë të kësaj periudhe –biznesmenët – zgjedhin të fluturojnë nga Tirana ose Prishtina.
“Ata nuk e kanë problem çmimin e biletës,” shtoi Progonati.
Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitet 2000 përmes një donacioni prej 30 milionë USD nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pavarësisht premtimeve në kohë fushate, qëndroi për më shumë se një dekadë i mbyllur për shkak se kontrata koncesionare e Rinasit nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.
Perspektiva ndryshoi në vitin 2017, kur kryeministri Edi Rama i përfshiu aeroportet në retorikën e tij politike dhe përveç Kukësit, paralajmëroi ndërtim të aeroporteve edhe në Vlorë dhe Sarandë.
Në fund të vitit 2018, qeveria vlerësoi se aeroporti i Kukësit kishte nevojë për investime shtesë dhe vendosi dhënien e tij me koncesion për 35 vjet te kompanitë “Global Technical Mechanichs” sh.p.k., e lidhur me grupin Kastrati dhe Bami. Prej dhjetorit 2020, kompania Kastrati operon gjithashtu edhe aeroportin e Rinasit.
Me ndërprerjen e fluturimeve, bizneset që operojnë në aeroportin e Kukësit janë mbyllur në pritje të ditëve më të mira.
“Për momentin e kemi mbyllur bar-kafenë se nuk ka punë, pasi nuk ka pasagjerë që po udhëtojnë permes aeroportit,” tha Muhamet Cena, pronar i një lokali në terminal.
Jashtë terminalit të aeroportit të Kukësit janë 6 subjekte të shërbimit të makinave me qira, kryesisht me pronarë nga Kosova.
“Për momentin nuk po punojmë se nuk ka fluturime. Sa të fillojnë fluturimet ne do vazhdojmë aktivitetin,” tha Ardi Mara, pronari i kompanisë “MARA Rent a Car” nga Prishtina.
Drejtori operacional i aeroportit i tha BIRN se pavarësisht ndërprerjes së fluturimeve, të gjithë punonjësit janë në punë dhe prioritet në këtë periudhë është përfundimi i ndriçimit të aeroportit.
Ai u shpreh gjithashtu optimist se fluturimet do të rikthehen në shkurt me 2-3 fishimin e linjave.
“Presim të fillojë linja me Londrën, disa destinacione me Gjermaninë dhe Europën Veriore si dhe do jenë destinacionet e sezonit të kaluar…pikërisht “Air Albania” dhe “Helvetic Airways”, ku kjo e fundit krahas Zyrihut pritet të realizojë fluturime edhe në Gjenevë,” tha Progonati.
“Do kemi një fluks të shtuar edhe me chartera,” përfundoi ai.
Rama ngre dhe port detar ne mal po te doje /lol
Une Sala,nuk di edhe aq mire shqip se jam andej nga malesia po a mund te me spjegoje dikush ç’domethene ne shqip fjala lol….
Domethene lolo. Ka harruar o-ne e fundit nga nxitimi.
Jane investimet elektorale te financuara nga Arab dhe Turq per te mbajtur Ramutin ne pushtet.
Domethënë që ti je një zhabaxhi nga Myzeqeja ose një bari labuc!
C’far ghuhe flet mire ti o Sala.
Prapeseprape, Rama mendon edhe per Kuksjanet. Ata do mbrrijne me Chartera nga Inglitera pa kaluar nga Surreli se pari.
–
Se fundi, Rama ka plan te fluturoje edhe ne Hene…. per pushime javore dhe ndoshta me Hillary C unt.
–
Lol
Ta bajme Shqiperine si Hasi
Kir u hap, komentova se ishte nje investim shume i kote dhe se distanca Tr-Kukes eshte nje distance e afert, 2ore,dhe se ka kryeqytete 10 here me te medha ne mbare boten qe distancat i kane me te largeta se 2 ore dhe nuk kane ndertuar aeroport.
Kunderkomentuan komentuesit e mencur se ‘je pd-ist ndaj nuk te pelqen’, haaaaa.
Te na rroje deputeti i dyte i kuksit se per ate gje u be.
Shikoni kete te Vlores tani sa shume turista do kete, nami do behe me f16 turq, me falni, me turista.
Rendesi ka qe eshte. Nuk eshte e thene qe duhet te kete aktivitet gjithe vitin. Ketu ku jam une, aktivitetet jane sezonale,aeroporti punon kur hapet sezoni dhe fiton sa per gjithe vitin. Turizmi gjithashtu eshte sezonal, por shume vende jetojne me turizem, ne det osé mal. Eshte shume e thjeshte… !
Ilirjan
Aty ku je ti eshte toke a det?
Rendesi ka qe te behen punet sipas radhes dhe ne ne sherbim per njerzit, jo kuturu.
Kuksi 2mije veta ne dimer e dy mije e pesqind ne behar, cfare i duhet aeroporti?!
Kuksi u be me aeroport pet te marre rama deputet te dyte, asgje tjeter.
Do sherbente edhe per kukes-prishtine tha edvini, cne qe nuk perdoret?!?!?!?!
Ilirjan, nuk jeton ketu se po te jetoje do kishe te njetin opinion me mua.
“Ketu tek mua” ik ore bajge
Se shpejti do kemi edhe Vloren dhe pastaj edhe Saranden qe do konkuroje korfuzin e keshtu me radhe shqiperia do vazhdoje te mari borxhe
Shqiptaret bejne nga 12 ore me autobuz per stamboll gjermani Greqi se skane leke ky KM jone do dergoje edhe anije kozmike
Ka gjetur dhe disa idiote ketu qe fluturojne me preshe ne b…e dhe u duket sikur jane qendra e botes
Preshin ne byth e kini ju komentus beqira …ne gjith boten esht krze o shpellare …po me largimin e gripit dhe kuksi vlora saranda do lulezojne o dru me pre o tifozet e baces te dhjere ne poture SALI kriminelit serb non grata
Dake
Ah idiot. Po lulezon shqiperia thote bolja. Po vreten njerezit si qente ore budalla. Po plagosen po bejne aksidente sepse nuk dine ti ngasin makinat, njerezit jetojne si ne kohe lufte sepse nuk ka paqe sociale. E gjithe kjo sepse ka akoma njerez si puna jote
Po të kishte Shtet ligjor kryeministri e kushdo që firmosi për këtë konçesion do të ishin në biruc ! Ehhh… ja, me një batutë me “çunat angëlez”të kukësit kryministri me oligarkun e radhës zhvatën miljonat e taksapagusve! Pse nuk shkojnë për sektorin buqësor,aq shumë në nevojë, ato miljonat e aeroporteve fantazëm si ai i kukësit apo ai në vlorë dhe sarandē ?! Apo si do kapardiset “kaposhi” mbi bajga.
Ky aeroport do perdoret nga NATO apo jo Edvin Rama.
Ne jemi nje hap perpara. Ne sbejme rruge bejme aeroporte. Se do kemi taksi fluturuese.
Ky pallosh eshte po kokeboshe nuk e dija tashti kemi vloren o shqiptare nuk kuptoni se rama i jep me ppp me taksat e shqiptarve ky legen tall bythen shife.kur te falimentoje edhe vlora. Po problemi eshte qe ne si. Popull do paguajme ppp e byth q kryeminister mut ky dhe mut sala duher
Sllovenia ka 9 aeroporte dhe ska asnje gje te keqe, te behen keto investime nga qeveria shqiptare, ato i vijne ne ndihme turizmit dhe zhvillon zonat e varfera te Shqiperise. Aq investime qe ka bere Rama ne Qarkun e Kukesit sdo i beje asnje kryeminister tjeter. Bravo Edi Rama je Nr.1, faktor edhe ne politiken europiane.
Zotni Bashkim Sala
Donacioni nga Emiratet e Bashkuara ka qene 21 milion USD . Jo 30 milion.
Per pjesen operacionale jam dakort me ju.
Ky pallosh eshte po kokeboshe nuk e dija tashti kemi vloren o shqiptare nuk kuptoni se rama i jep me ppp me taksat e shqiptarve ky legen tall bythen shife.kur te falimentoje edhe vlora. Po problemi eshte qe ne si. Popull do paguajme ppp e byth q kryeminister mut ky dhe mut sala duher
se shpejti sateliti 3, sepse i pari dhe i dyti e bene detyren, ah ram o budalla, nuk rrihet ne pushtet duke fundosur popullin me borxhe, do mbahesh mend per borxhliun me te madh te shekullit
Reportazh cynik e nje kosovari pro Berish.Ne kete kohe pandemie edhe aereoporti i Frankfurtit po punon vetem 50% kurse Shala na do qiqra ne hell.
Aeroportet e Kuksit dhe Vlores jane per te mbushur xhepat partit per zgjedhjet e ardhshme ,nuk ka spjegim tjeter.Qe nje aeroport te funksionoj normalisht i duhen 1 miljon turista ne vit,ndryshe falimenton 100% qind ,siç edhe mbylli italia disa aeroporte te vegjel per arsye defiçiti.
nese ne djetir qe eshte muaj festash nuk quhet sezon atehere se di kur qubet o plak ,thuaj ska kerkese per momentin dhe kaq ,e keni te veshtire te pranoni realitetin dhe flisni brockulla ,cmon now