FOTOT: Shpërthen kështjella lodër në Australi, ndërrojnë jetë 4 fëmijë, plagosen 5 të tjerë

16 Dhjetor 2021, 12:57Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku kanë humbur jetën 4 fëmijë teksa  po argëtoheshin me njëri-tjetrin në një kështjellë lodër mbushur me ajër.

Kështjella e vendosur në një shkollë fillore në Devonport të Australisë shpërtheu, duke i marrë jetën katër fëmijëve dhe plagosur pesë të tjerë.

Dyshohet se incidenti u shkaktua nga era e fortë. Policia thotë se të miturit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra.

Viktimat janë dy djem dhe dy vajza. Autoritetet nuk treguan moshën e tyre por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç.

Hetimet kanë nisur, ndërsa pritet një raport nëse pajisja ishte e kontrolluar siç duhet para se të instalohej dhe fëmijët të hynin brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje