Lufta me Covid-19, eksperti: Zgjidhja e problemit me variantet, vetëm në 2023

16 Dhjetor 2021, 19:47Bota TEMA

Britania e Madhe përjetoi një tjetër ditë ku ka thyer një rekord infeksionesh. Më shumë se 88 mijë ishin të infektuarit e sotëm sipas autoriteteve, duke shënuar një rritje drastike me 74% gjatë javës së fundit, dhe 12% nga dita e djeshme, që kishte shënuar rekordin e mëparshëm.

Një nga arsyet vjen sigurisht nga përhapja e variantit tëri të koronavirusit, ai Omicron që sipas një studimi të ri të realizuar në Hong Kong, edhe pse me pasoja më të lehta, ka gjithsesi një aftësi shpërndarjeje deri në 70 herë më të madhe se varianti Delta.

Po kur do shpëtojë bota nga pandemia dhe varianti i tij i fundit, por edhe nga të tjera që mund të krijohen ndërkohë në çdo cep të botës?

Profesor Chris Whitty, një nga ekspertët më të njohur britanik në këtë fushë, ka paralajmëruar se ndoshta do të duhet një periudhë që shkon të paktën në 16 muaj për të parë një vaksinë që përfshin variantet si dhe ato që mund të formësohen ndërkohë.

“Do kemi vaksina polivalente, por edhe disa antiviralë si dhe mjekime të reja që do të mund të mbulojnë pjesën më të madhe të infektimeve.

Por ndërkohë, duhen mbajtur masat e parandalimit si dhe vaksinimi. Edhe me këto përkujdesje, gjithsesi, përhapja e varianteve si Omicron që duket se i shmangin vaksinat mund të çoj, të paktën në Angli, në hospitalizimin e 22% të personave sipër 65 vjeçët.

1 komente në “Lufta me Covid-19, eksperti: Zgjidhja e problemit me variantet, vetëm në 2023”

  1. Mario says:

    Pastaj do vij 2023, do e shtyjne per 2050. Keta “ekspertet” jane pjese e establishment te cilet kerkojne te marrin te gjitha fuqite dhe te mbajne popujt sa me te nenshtruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje