"Lufta në PD", mbështetësve të Berishës i hidhet vaj te shkallët e zyrës për të rrëshqitur

18 Dhjetor 2021, 10:13Politika TEMA

‘Lufta’ në PD ka kulmuar sot, me Sali Berishën që po mban referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe këtë të fundit që do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar.

Në këtë luftë janë përfshirë padyshim edhe mbështetësit e të dy palëve, ndërsa në shkallët e selisë së degës nr.1 të PD në Tiranë ishte hedhur vaj për t’i penguar mbështetësit e Berishës të votonin.

Kjo u bë me dije nga Belind Këlliçi.

Sa i takon përplasjeve dhe kaosit në PD, Këlliçi deklaroi se “Është e vërtetë që ka një debat shumë të fortë në PD. Sigurisht që peshorja anon dukshëm nga njëra anë, nga ajo anë që kërkon hapjen e PD, kërkon një PD më të bashkuar. Unë në këto 12 vite të jetës sime aktive në PD, nuk kam parë kurrë radhë të tilla si sot në një proces të brendshëm të PD, dhe kurrë që qytetarët të qëndrojnë në radhë për të votuar. Keni parë demokratë që kanë ardhur me tesera të viteve 1990. Risia e këtij procesi votimi është që po rikthehen në PD dhe po marrin pjesë qëndrestarë, themelues, që kishin shumë vite pa qenë pjesë e PD.

Pala tjetër vazhdon t’i bjerë murit me kokë. Sot kemi parë skenarë shumë të shëmtuar, si ai te njësia nr.1, ku është hedhur vaj për të rrëshqitur demokratët. Kjo nuk i bëhet as armikut. Kemi parë skenarë si ai në Sarandë, ku është mbyllur selia, është kyçur, dhe komisioni është vendosur jashtë për të zhvilluar votimin. Ne sot kemi të rëndësishëm mbarëvajtjen e procesit. Me të mbaruar procesi, do jetë Kuvendi dhe Komisioni i Rithemelimit që do të vendosin për hapat e radhës. Duhet të dalë rezultati, ta presim me qetësi, për të parë çfarë do të ndodhë nesër”.

Ndërsa i pyetur se “Si ndiheni që Berisha është ‘non grata’”, Këlliçi u shpreh se “Nuk kemi asnjë damkë, përveç një problemi që kemi, që për herë të parë ndodhemi në një mandat të tretë në opozitë. Unë do doja shumë që këtë lëvizje ta kishte pasur vullnetin një figurë tjetër në PD për ta udhëhequr, por fakti është që Berisha, me eksperiencën e tij politike, me këmbënguljen e tij, është fakt që lëvizjen e drejtoi ai. Foltorja shihet si i vetmi instrument për të bërë ndryshime në PD”.

1 komente në ““Lufta në PD”, mbështetësve të Berishës i hidhet vaj te shkallët e zyrës për të rrëshqitur”

  1. qytetar says:

    Se mos e kane hedhur vete mbeshtetesit ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje