Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i arrestuar pak ditë më parë për dosjen e inceneratorëve.
“Në momentin kur drejtësia i kërkon hesap dikujt nga ne ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë. Ne nuk jemi zyrë avokatie.
Çështjet me drejtësinë janë individuale dhe jo çështje partiake. Sa kohë ballafaqimi me drejtësinë vazhdon, ai që thirret në ballafaqim nuk ka punë me Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.
Ai deklaroi se kush shkel në dërrasë të kalbët duhet të përballet vetë. Ai theksoi se shkelja e Kokës nuk ka lidhje me projektin e inceneratorëve, pasi sipas tij këto kanë shpëtuar qytetet që ishin kthyer në gangrena.
“Jua kam bërë të qartë që në fillim që punët e skuadrës janë punët e secilit prej jush. Kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet vetë.
Këtu ajo që vlen nga ana tjetër është që sjellja e gabuar, korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet nga drejtësia se është në rregull nuk ka lidhje fare me faktin që projekti për ndërtimin e këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe ka hapur edhe rrugën për shpëtimin e Fierit.
Këto qytete që ishin gangrena…edhe Tirana ka filluar. Projekti i Tiranës është projekt, ka filluar përpunimi dhe grumbullimi.
Të gjitha këto janë asete që janë aty. Janë vepra që janë aty. Kush ka bërë zullum e ka bërë individual, edhe individualisht duhet të përgjigjet”, u shpreh Rama.
Rama e cilësoi shkeljen e Lefter Kokës zullum pas shpine por që nuk hedh poshtë procedurën që është ndjekur për inceneratorët .
“Pse njëri pas shpine bën zullum çfarë është kjo gjë këtu? Është bërë një procedurë që nuk ka asnjë kontestim për momentin. Ata që hetojnë nuk kanë kontestim për procedurën. Inceneratori është sukses i qeverisë.
Sot Tirana, Elbasani dhe Fieri nuk kanë më merakun se do të digjen plehrat. Zgjidhen problemet e qarqeve. Durrësi po mbytej nga plehrat. Pse nuk ka më plehra nëpër lajme. Ky program është histori suksesi.
Në çdo histori suksesi mund të ketë probleme të kësaj natyre. Kush ka probleme përgjigjet përpara drejtësisë. Në momentin kur dikush kapet në një situatë, është përgjegjësia e tij. Nuk kemi të bëjmë me raste si privatizimi i ARMO-s që ishte një katastrofë.
Askush akoma nuk ka dhënë llogari. Veprat janë atje. Unë di që aty ku punohet nuk vidhet. Kush vjen duhet të shkojë të përgjigjet para drejtësisë”, tha Rama.
Ai theksoi se mban përgjegjësi vetëm për vete, dhe në rast se e gjithë qeveria kapet me shkelje duhet të përballet me drejtësinë.
“Edhe nëse kapet gjithë qeveria, përgjegjësia është individuale. Unë kam përgjegjësi morale dhe politike për veten time në momentin kur akuzohem unë. Dhe them unë nuk e lë këtë barrë të vijë në kurriz të partisë. Reformën në drejtësi e kam dashur unë dhe kam udhëhequr unë.
Kur kam thënë që dua një drejtësi që të jetë e barabartë për të gjithë e kam besuar. Nuk ekziston në asnjë vend të planetit që kryeministri të mbajë përgjegjësi për ministrat. Nuk kam lidhur unë kurorë me asnjë njeri”, u shpreh Rama.
Bravo Rama pasi nuk eshte asnjehere faji i sistemit mafjoz, autokrat dhe te korruptuar qe drejton prej 8 vitesh.
=
Po per Tualetin, Ahmetaj neser…Lalin e do. bicae tjere qe jane pasuruar , kane vjedhur te njejten arsye do japesh.
=
Po ti vete sa zullum ke ba?
=
lol
hajduti te kapi hajdutin – eshte motoja e Rames…..
Titulli eshte fantastik.
Lefter Koka ,beri zullum mbas shpines se rames.
Ne shqip perkthehet, lefter koka futi duart ne mallin e gjermanit.
O ter koka si guxon ti te maresh nga po pjesa e rames.
Edhe 1 vezhgim i vogel.
Nga 400 deri 500 milione euro qe eshte kjo puna e plehrave ,lefter koka mori 4 meleone. Arestimi i tij eshte 1 shembull per te gjithe te tjeret se nuk ka bythe njeri te mari nga pjesa e rames.
Dhe rama e thote vete , na e beri mbas shpine.
ne pritje te komentit qysh prej nje ore?…a jane analfabete moderatoret qe po vonojne kaq shume….
Nuk u pelqen kur tregohet e verteta per kryemafiozin,kryehajdutin,kryetradhtarin edvin kristaq janullcartos,milloshevic,dobic,hajdut ramen.
Hahaha me lot????
Pas shpines tende, Ahmetajt, Veliajt, Peleshit (qe ka firmosur vendimet me kembe tende), Lulit, SPAK-it e gjithe administrates tende e institucioneve te (pa)varura nga ty!!! Atehere qenke leshko ti e gjithe shourra tende qe nuk shihkeni aferen me te madhe te denoncuar nga 500 burime. Ke gjetur sheh tek ky popull injorant qe e hipnotizon me shtatnaltesine tende (fake edhe kjo; nuk je 2.02 por vetem 2,98) dhe me batutat e tua plot kripe si ato te Duces. Beje persheshin se kjo na ka ngelur nga ty
Shpresoj te kesh te njetin reagim per Erjonen kur t’i vije rradha
Pra inçeneratoret jane aty. Ato jane nje sukses. Prandaj edhe fushaten ne è beme tek inceneratori. Por nese ky qenka sukses,nese kjo qenka pune e mire, pse e arrestuan kete çunin? Dhe pse tani? Pse e fute ne gare per deputet dhe ta siguroi nje mandat, dy bashke me Nasipin, dhe pastaj e urdherove te terhiqej?
Pergjegjesia eshte personale. E vertete. Por ama nuk ishte personale kur doli pergjimi per Ilir Meten dhe ti I vure zjarrin Tiranes ne 21 Janar. Si thote ai te filmi Perballimi: ore ju per budallenj na merrni neve?
Pikturisto, e di qe ke te drejte. Po nuk te mori leje dhe nuk te dha pjesen ty, e ka bere pas shpine dhe ne kete rast te mbaje dhe pergjegjesine.
O hale, te kemi lene celsat e shtepise , te kemi lene dhe parate e ti fut ke te duash brenda e na thua qe une nuk e di kush vjedh e ta mbajne vete pergjegjesine. Ok po vjedhjen kush duhet ta parandaloje, po kujdesin qe kjo rini te kete shprese per nje Shqiperi me te mire kush e ka? Po nuk vjedh ti , asnjeriut nuk ja mban qe te vjedhe.TURP po per ty nuk ka turp.
Beni e ke shume mire ,problemi eshte se kure e kuptoi ky malukat zollumin ,dhe pse flete tani qe e arrestuan .?????? Ta imagjinoni qe behet fjale per ngjarjen e vitit 2014 ku kryetare i bashkise se Elbasanit ishte QAZIM SEJDINI I SOKOL BALLES ,SEKRETARE I PS. KETU FLITET EDHE PER Sokolin mbi ceshtjen e tajota jaris.KJO BENTE SHKEMBIMIN E PARAVE ME DROGEN QE VINTE NGA JASHTE ,MOSE ME THENE QE KISHIN NGRITUR NJE PUNISHTE TE DROGES ME RININE E BLLOKUT.
Po si mund te thuash qe inceneratori eshte aty!!! Edhe kjo na duhej 400 mln euro pa incenerator!!! Po qe duhet bere gare e di ti, apo tani ia ke marre doren tenderave direkt ke ai qe do ti?! Po qe mund te behej me 1/10 e kostos nese do kishte gare? Po, me kete mendesine tende, c’na duhen ligjet?! Apo per te kapur e sekuestruar apartamentin 60m2 te ndonje cironke sa per te thene qe drejtesia po vepron?!?!?! Jep doreheqje gjatosh kokbosh se po na merr me qafe. Po jep mesime te frikshme Lulit dhe ministrave te ardhshem qe, me lejen tende, do vijne ndonje here ne pushtet