Përplasja Basha-Berisha në PD, Rama: Telenovelë e turpshme, valle mes të marrësh në buzën e humnerës

17 Dhjetor 2021, 22:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tragji-komike situatën e krijuar në Partinë Demokratike. Rama u shpreh në Klan se Berisha dhe Basha janë dy personazhë qesharakë.

Rama deklaroi se situata në kampin demokrat kjo është “telenovelë e shpifur, e turpshme dhe shumë e shëmtuar”.

“Janë dy personazhë shumë qesharakë. T’i thuash sot shqiptarëve një marrëzi të tillë dhe të gjesh shqiptarë që shkojnë pas kësaj marrëzie është për të qeshur. Janë dy personazhe qesharakë. Nuk kam as me njërin dhe as me tjetrin asnjë problem. Nuk i shoh të rrezikshëm por i shoh shumë qesharakë. PD është aset pavarësisht se unë jam kundërshtar me këtë parti për shkak të kësaj marrëzie që sot është shfaqur në mënyrën më groteske.

Nuk është përgjegjësia e një turme njerëzish që janë ndjekës luajalë të dikujt por e atij që merr përsipër t’i udhëheqë. Popujt kanë nevojë për udhëheqës. Ata kanë përgjegjësi ndaj popujve të tyre. Ata që marrëzinë e kthejnë në program, është për të qarë”, deklaroi Rama.

“Kam thënë që nuk dua të hyj në komente të kësaj telenovele sepse është një telenovelë shumë e shpifur. Është shumë e shpifur. Është shumë e turpshme, është shumë e shëmtuar dhe është telenovela e një marrëzie që tanimë ka dalë komplet në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh si shpaloset, me çfarë personazhesh dhe argumentesh është e dhimbshme për këtë vend, për këtë popull dhe mbi të gjitha për ata që i kanë besuar deri më tani, madje edhe protagonistëve të kësaj telenovele. Është një histori të marrësh. Kjo është qesharake. Është përtej luftës për pushtet.

Ka luftë për pushtet që është një sfidë brenda një kornize, pra me Fatos Nano kryeministër dhe kryetar partie në një fazë të karrierës së tij kur sipas meje ylli i PS po perëndonte si forcë qeverisëse dhe po shkonte drejt rënies në opozitë dhe me një njeri që bëhet sfdidant dhe pretendon të marrë drejtimin. Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe shumë e rëndë. Por që ky njeri tani të kthehet në personin që predikon shpëtim, kjo është marrëzi pastaj.

Është tragjikomike. Është groteske. Po më kërkon opinionin tim apo ç’të bënte ai. Nga ana tjetër është marrëzia e atij tjetrit kështu që është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku praktikisht do të bjerë PD, është opozita kryesore e Shqipërisë. Unë po të them është e shëmtuar, është qesharake. Është e shëmtuar në përmbajtje, që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike non grata dhe nga ana tjetër përballë kufomës politike të jetë një kufomë tjetër grata dhe këto dy kufoma të hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli të tërë opozitar dhe të kondicionojnë jetën politike në Shqipëri me një spektakël që është për të qeshur dhe për të qarë”, tha Rama. 

3 komente në “Përplasja Basha-Berisha në PD, Rama: Telenovelë e turpshme, valle mes të marrësh në buzën e humnerës”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Basha kufomë mor hajdut pulash? Si mund të arrijë poshtërsia e një njeriu, që për interes të vetë, me ligësi arrin t’a sulmojë dikë edhe pasi hapur e sheh se ky kundërshtar ka bërë një vepër zoti, duke flakur nga radhët e Partisë një përbindësh që i ka sjellë vetëm fatkeqësi këtij vëndi? Po dhe sot gjete të bësh zakonin e pështirë të baltosjes së kundërshtarit, mor faqezi, pasi e sheh se ai me veprimin që bëri të hoqi patericën ku ti ke mbështetur arritjet e tua politike? Kaq të paska dhëmbur more shëmtirë shpirtërore që Amerika e shpalli non-grata arsyen e vërtetë të jetëgjatësisë së sundimit tënd, ëngjëllin tënd shpëtimtar Sali Berisha?Po si mendon ti, mor i marrë, por më shumë shpirtqen sesa i marrë, pse ka njeri me dy pare mënd në kokë që nuk e di se ti rron dhe sundon vetëm pse opozita është drejtuar nga një po aq i marrë sa ty siç është Sali Berisha? Shpirti i Lulëzim Bashës dhe shpirtrat e bashkëpuntorëve të t’u e dinë se ç’heqin që fati i ka caktuar të punojnë me dy monstra, me ty Edi Rama dhe me Sali Berishën. Ti dhe Berisha nuk jeni asgjë më shumë se dy anët e të njëjtës monedhë. Dita kur ju dy bastard do të jini përfundimisht jashtë politikës ka për të qënë rilindja e vërtetë për këtë vënd.

  2. Alba.ny says:

    ER,i ke thënë të gjitha!
    Jam a s’jam fansi yt, jam as’jam votuesi yt, i pëlqej a s’i pëlqej politikat e tua, të gjitha këto nuk kanë rëndësi.
    Flasim për analizën që i ka bërë “zënkës” SB—LB: dy të marrë, një valle vdekjeje në buzë të humnerës.”
    That’s it!- thonë amerikanët.
    Kjo është e gjitha!
    Llafet e tepërta janë fukarallëk!- thoshte i vjetri.

  3. Bushat Andrea says:

    Une nuk e kuptoj ku e sheh ti humorin per te qeshur, ne kete “telenove”. Ajo nuk eshte “telenove” por tragjedi. Ketu ka vend vetem per te qare. Ajo qe thote Saliu se ai nuk ka gje me Ameriken dhe se ai eshte proamerikan, nuk eshte karagjosllek. Ajo eshte ligesi, demaogji dhe armiqesi me Shqiperine. Kur Amerika te thote se ke sabotuar demokracine, ti nuk ke te drejte te thuash se ti do Ameriken. Ai mendon se shqiptaret jane idjot dhe per bythen e Sales do e “hedhin Ameriken ne det” si Selam Musai qe hodhi Italine Fashiste. Tragjedia nuk eshte vetem se cben Sala, por se sa idjote e ndjekin kete armik te Shqiperise. Ndoshta te huajte kane pasur te drejte qe shpesh na kene cilesuar “popull qe nuk dime te bejme shtet”. Ne kete kontekst edhe ju Z. Kryeminis nuk duhet te mbani “bythen” larg, por te aktivizosh ushtrine dhe policine qe shqiptareve mos tu futet asnje gjemb ne kembe. Situata brenda PD shume shpejt mund te eskaloje ne destabilizim te Shqiperise. Ky ndoshta eshte edhe plani i Sali Berishes! Ky me siguri eshte plani serb! Hap syte! Sali Berisha po luan karten “ose gjithcka ose asgje”. Beje te gjeje vdekjen e tij dhe jo te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje