Nga Carlo Bollino
Është shpresëdhënëse të shohësh, më në fund, drejtësinë të lëvizë. Hyrja në skenë e SPAK-ut po tregon shenjat e një ndryshimi në krahasim me 30 vitet e fundit, kur perceptimi ishte se jetohej si në një film me kaubojs, pa drejtësi dhe në të cilin fitonte gjithmonë i keqi. Ndryshimi ndodhi, por siç është normale, po bëhet me gradualitet dhe kjo është një gjë e mirë, për të mos rrezikuar të ekzagjerohet në anën e kundërt dhe që gjykatat të shndërrohen në shesh revolucioni ndëshkues, apo më keq akoma, të shndërrohen në një mjet puçi gjykues. Është shpresëdhënëse të shohësh prokurorinë të hedhë dritë mbi ndodhi të mistere të viteve të fundit, duke përfshirë historinë e ndërlikuar të inceneratorëve që pa e paragjykuar meriton një investigim të thelluar. Jemi të bindur se do të shkojë edhe më tutje, duke hedhur dritë dhe mbi skandale të tjera. Opinionistët e opozitës janë të etur “për gjak”, tamam si jakobinët e revolucionit francez, apo inkuizitorët në kohët e luftës së shenjtë dhe në vend që të lavdërojnë veprimet e SPAK për këtë fillim të mbarë për kapjen e “peshqve të mëdhenj”, e akuzojnë përsëri prokurorirë e re se fsheh fajtorët e vërtetë. Sikur fajtorët “e vërtetë” nuk janë ata që dalin nga letrat dhe nga provat, por ata që jakobinët dhe inkuizitorët televizivë konsiderojnë si të tillë.
Pra, Drejtësia e re po fillon. Po si do ja bëjmë me Padrejtesia të vjetrën? Eshtë normale që një shoqëri e tërë të pranojë pa asnjë reagim që një pjesë e politikës me në krye Sali Berishën dhe ish-ministrat e tij të ketë siguruar me dhunë dhe me kërcënime një imunitet total? A është normale të dëgjohen sot leksione moralizuese nga njerëz si Sali Berisha, Jamaber Malltezi, Aldo Bumçi ose Ilir Meta bashke me shumë berishianë të tjerë për të arritur deri te Arben Imami, të gjithë ish-qeveritarë që do të kishin pasur të njëjtin fund si Lefter Koka nëse ndonjë prokuror do të kishte pasur guximin të hetonte mbi ta? Është normale që lidershipi i LSI me në krye presidentin e republikës Ilir Meta, e dinte gjithë prapaskenën korruptive të ministrit të tyre Lefter Koka, por kanë pritur ta denoncojnë 4 vite, dhe ekskluzivisht për hakmarrje politike, aspak për dëshirë për të vërtetën dhe për drejtësi? E si i dinin gjithë ato detaje, emrat dhe lidhjet sekrete nëse nuk ishin edhe ata vetë të përfshirë?
Mes 2013 dhe 2015, ministrat e qeverisë së parë të Edi Ramës përmbytën prokurorinë e përgjithshme me kallëzime mbi skandalet dhe abuzimet e bëra nga ministra të PD-së që sapo kishin dalë të humbur nga zgjedhjet. Ata të LSI-së mbetën të mbrojtur nga fakti se kishin kaluar ndërkohë në qeverinë e Edi Ramës. Mimi Kodheli nga Ministria e Mbrojtjes prezantoi shume dosje penale ndaj Arben Imamit. Ministri i Financave Shpëtim Cami bëri po aq për konçesionet dhe kreditimet e firmosura nga Ridvan Bode me mbështetjen e doktorit. Në mediat e kohës u fol për një total prej 200 dosjesh të dorëzuara në prokurori, me prova dhe dokumente, mbi masakrat e bëra në tetë vite nga qeveria e Sali Berishës, përfshi 4 vrasje (vrasje!!!!) të bëra me 21 janar 2011. Por ai lumë kallëzimesh, në vend që të trasformohej në arrestime dhe proçese, u devijua për t’u zhdukur në kënetën e madhe të Padrejtësisë të gërrmuar nga Sali Berisha me bashkëpunimin e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që ishin nën komandën e tij dhe atë të Argitës që i kishte emëruar. Edhe një prokurore deri diku e guximshme si Ina Rama, nuk e pati kurrë në të vërtetë kurajon dhe mundësinë, derisa qëndroi në detyrë, të bënte drejtësi të vërtetë. Nuk mund të pritej drejtësi pastaj nga Adriatik Llalla qe u vendos në shërbim të të gjithë të korruptuarve , qeveritarë apo ish-qeveritarë, si instrument perfekt i asaj ushtrie gjykatësish që në sallë, në vend të kodeve dhe ligjeve, mbanin listën e çmimeve të vendimeve: çmimi i pafajësisë ndryshonte vetëm në bazë të llojit të krimit. I vetmi nga gjithë ish-pushtetarët që pagoi, ka qenë ish-ministri i Punës Spiro Ksera (i kallëzuar nga Erjon Veliaj kur u bë Ministër i Punës), ndoshta sepse ishte i vetmi që nuk kishte mbrapa një parti të madhe që ta mbronte.
Kjo kënetë erëkeqe padrejtësie që akoma zien duke çlituar gazra plot helm, nuk e ka skandalizuar asnjëherë opozitën, madje përkundrazi aty është zhytur për t’u mbrojtur, dhe as qindra analistët e gazetarët pseudo-investigues që sot i bëjn moral SPAK-ut sepse nuk ka arrestuar ata që sipas tyre janë fajtorë kryesore. Praktikisht kritikojnë SPAK se pse nuk është bërë një gjykatë popullore. Ndërkohë që të gjithë këta moralistë duartrokitën përgjimet selektive të dosjes së famshme 184 në Dibër, duke e konsideruar një model drejtësie për t’u ndjekur: pra një sërë përgjimesh të vendosura nga një prokuror organik i Partisë Demokratike (dhe mik trafikantësh) si Besim Hajdarmatj, që me porosi të Partisë Demokratike spiunoi ekskluzivisht telefonat e kundërshtarëve të Partisë Demokratike. Dhe që në fund nuk pati as kurajon të çonte provat e veta në gjykatë, duke zgjedhur t’ja dorëzonte Partisë Demokratike zbardhjen e përgjimeve , duke konsideruar se linçimi publik do të ishte më i frytshme për partinë sesa një gjykim i drejtë. Kjo është drejtësia “alla Berisha”, që partia e tij dhe shtypi i tij dashuron dhe se do të ishin gati ta rikrijonin nëse do t’u vinte mundësia.
Sot Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë për t’u ndarë nga ky mentalitet dhe nga mëkatet që me siguri i ka bërë në bashkëpunim me ”doktorin”. Nëse dëshiron vërtetë të tregojë se beson në drejtësinë e drejtë dhe jo më në drejtësinë e rehatshme, duhet të paraqitet në SPAK dhe të denoncojë gjithëçka di. Nuk mjaftojnë më aludime kërcënuese mbi fajet e Berishës: të bëhet dëshmitar i akuzës dhe të thotë më në fund çdo gjë. Vetëm në këtë mënyrë mbi Shqipëri do të fillojë të shkëlqejë drejtësia e vërtetë dhe shumë moralistë fallco dhe inkuizitorë te korruptuar do të zhduken nga skena vetvetiu dhe me në fund edhe nga ekranet televizive.
Prokurorët nga ana e tyre, të tregojnë se nuk kanë komplekse e të bindin popullin që ka marrë fund për të gjithë koha e pandëshkueshmërisë. Duke filluar me një kërkesë zyrtare që duhet t’i drejtojnë Departamentit amerikan të Shtetit duke kërkuar dosjen e plotë me prova që kanë mbledhur ata mbi Sali Berishën. Dhe mbi ato prova, dhe të tjera, të shumta, që ekzistojnë edhe në Shqipëri, më në fund të veprojnë. Amerikanët siguruan se janë gati për t’i dorëzuar. Populli shqipar mbetet në pritje.
Fjalia e fundit eshte e qarte .Populli shqiptar do prese nja njeqind vjet dhe asgje nuk do ndodhe!
Nese Basha shkon ne SPAK, ai eshte i eliminuar nga SYRI, sic deklaroi zedhenesi CIM PEKA.
Mafiozi i Rames Bollino. Ne nje vend si Shqiperia ku njeriu vret njeriun per 1m2 toke , Carlo merr ne mes te Tiranes falas nga Rama toke. Vec kesaj:Ne nje vend me mijera te persekutuar qe sot bijte jane te shkolluar dhe ne universitetet me prestigjoze…Carlo merr manaxhimin e muzeut te Diktatures ne qender te Tiranes. Doni me?
E o palaco. Vetëm dhendrri i Berishes ka kete mllef ndaj gjigandit Karlos. Ku keni bythe ju të beni muzeume si Bolinoja. Juve mendja vetëm per sufllaqe ju punon. Je gjigand Karlo, mos e rruaj per keta neandertalet e Saliut!!!!!!
Korcari-mos ja var atij qe na vetequhet Roland se me siguri duhet te jete ndonje hajvan i “Qytetarit Digital”, alias Berisha.
Mbeten duke i rene fyellit ne nje vrime me ato magazinat e shkaterruara qe paska marre Carlo Bollino, nderkohe qe bejne sikur harrojne trojet qe mori Malltezi pa patur nje qindarke ne xhep, apo te tera vjedhjet e familjes Berisha ne bregdet.
Korcari lexo, mbaj shenim dhe mendo nese ke 2 gr tru.
1.Dhendri i berishes eshte pronari i tokes ne mes te tiranes. E ka token e gjyshit. Dhe kjo jo me fjale po me letra, me dokumenta. Le ti cojne letrat e tokes ne spak, ne okb ,te kimetja, te sorosi, te Ndragheta, po nuk i cojne sepse e dine qe i ka ne rregull dhe thjesht duan te vendosin gjoba ,njelloj si mafia ne itali.
2.Dhendri i berishes, nga toka e tij , ne baze te planit te zhvillimit te tiranes la 5000 meter katrore toke ,per ndertimin e nje shkolle. Pikerisht keto 5000 metra katrore toke, te destinuara per shkolle , bolino ndrageta i provatizoi me firmen e rames.
Tani perballe fakteve, ose je kokra e delenxhiut pa piken e trurit, ose je thjesht delenxhi qe kap ndonje sufllaq nga rilindja.
Fatkeqesia e shqiperise , qe eshte ketu ku eshte ne fund te europes dhe konkuron per fundin e botes, eshte pikerisht se delenxhinj dhe legene si puna jote nuk ka pak.
Te jesh dakort me nje mafioz italian qe vjedh token e shkolles ne mes te tiranes , dhe per kete sulmon pronarin e tokes qe e fali per shkolle kjo mund te ndodhi vetem ne shqiperi askund tjeter ne bote.
ben adashi-Se pari, dhenderri i Berishes, ka nje perqindje minimale (ne mos gaboj, me pak se 1%) te trasheguar nga familja, qe nuk justifikon aspak perqindjen e siperfaqes se ndertimit qe ai ka marre si pjese e investimit.
Se dyti, si ka mundesi qe kjo siperfaqe e cilesuar si prone e cila perdoret per qellime publike (fusha sportive e kompleksit Partizani) ju dorezua ish pronareve, kur jane me miljona hektare toke te tjera anembane Shqiperise, te cilat nuk jane cilesuar si prona te kesaj kategorie, por qe pronaret, ku ben pjese edhe familja ime, nuk i kane marre kurre?
Se treti, ku i gjeti Jamarber Malltezi 1.6 miljon Eurot, qe duhen per te bere kete investim, apo edhe keto ja paska lene gjyshi?
E keqja eshte se maskarenjte si Malltezi, qe fshihet nen mutin e vjehrrit te tij, perkrahet prej kodosheve si puna juaj qe pranoni ta merrni edhe nga mbrapa, vetem e vetem qe te lepini ndonje kocke qe ju hedh Malltezi me malltezet e tjere.
Do benit me mire qe te mbyllni vrimat e halese, qe i perdorni per te ngrene, per te treguar se te pakten keni dy para mend ne koke, qe ju bejne te mbani gjuhen mbrapa dhembeve.
Kuvendi i ligjshem i PD qe mbahet neser do te sjelli supriza ne politiken shqiptare. Ne perfundim te kuvendit Kryetari i saj Lulzim Basha do te japi doreheqjen si kryetar dhe kuvendi do te zgjedhi nje kryetar te ri, provizor , ndersa Basha do te shkoje ne SPAK per te denoncuar gjithcka qe din ndaj Berisesh sidomos per ngjarjen e 11 Janarit dhe mbas ketij denoncimi qe do te quhet denoncimi historik i vendit do te zhduket nje here e pergjithomne nga politika komunisti i fundit dhe me i eger i vendit, i cili kohen e tij qe i ka mbetur per te jetuar do ta kaloje duke u zvarritur ne dhomen e burgut.
SPAKU-Dyshoj se Lul Basha ka aq bole te medha sa te shkoje e te denoncoje Berishen ne SPAK. Se pari, ai e ka lepurin sa nje gomar ne bark dhe se dyti, po e hapi ate kuti, do jete gallate se do shikojme se si pastaj do shkoje Berisha ne SPAK qe te denoncoje aferat e Bashes.
Qe te dy, jane karta te djegura, te zhytura thelle ne llumin e krimit dhe ngado qe ta kthjene pllaken, rruga e vetme qe kane do i coje drejt qelive te burgut, ku do kalojne pleqerine me mikun e tyre Meta.
Carlo, je OK.
Nuk eshte edhe aq OK. Jam dakort me cfare shkruhet, por nuk jam dakort me cfare nuk shkruhet.
Karlo. Vertete mendon se Lul Basha do te shkoje te rrefehet ne SPAK?! Jo zoteri, gabohesh. Ai eshte njeri pa bythe dhe mbi te gjitha bashkefajtor me Sali Berishen.
alibej-komenti juaj eshte teper i sakte