Arrestimi i Lefter Kokës, Balla: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, PS nuk ia ka borxh askujt

17 Dhjetor 2021, 17:26Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të   Mjedisit, Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve.

Në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Balla u shpreh se i vjen mirë që  veprimet e SPAK-ut po duartrokiten.

“Ju tregova studentëve se pesë vite e ca muaj më parë miratonim në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, e cila është duke dhënë rezultate të qarta, duke nisur ta transformojë drejtësinë nga themelet, nga hallkën më të kalbur të shoqërisë shqiptare, në një gur themeli të një shteti të mirëfilltë europian, ku ligji vjen përpara gjithçkaje e ku ligji i trajton të gjithë si të barabartë. E pra, sot ne socialistët????? jemi më shumë krenarë për votën e dhënë për Reformën në Drejtësi.

Sot me rezultatet e dukshme dhe punën e SPAK-ut, të Gjykatës Kushtetuese etj., të gjithë mund të vërejnë qartë se sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi për të ardhmen e vendit tonë. Më vjen mirë që veprimet e SPAK-ut po duartrokiten. Ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Partisë Socialiste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.

Është reforma në drejtësi, ajo që ka vendosur Shqipërinë në rrugën e Europës! Ata që e shanë, u munduan ta pengojnë, apo që u zotuan ta çbëjnë,  duhet të kërkojnë falje”, deklaroi Balla.

6 komente në “Arrestimi i Lefter Kokës, Balla: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, PS nuk ia ka borxh askujt”

  1. Kalec Dega says:

    Balla, Balla, Balla, Urrah…
    =
    Ca e dogji Tualetin?
    =
    Po Ahmetaj dhe Lali Eri kane folur, lol

  2. Dauti says:

    Jo o PAlle(balle) se ajo PS i afron e ju jep pushtet me metoda korruptive

  3. Emigranti says:

    Taulant ke emer te bukur por je nje vegel.Z taulant kur i zgjidhni keta njerez per ne qeveri dhe deputet i zgjidhni me pergjegjesi, opo fusni shok dhe miq hajdut me shpres qe tu japin dhe juve ndonje cope. Taulant po Ilir Beqajn qe dihet qe ka vjedhur dhe ju prap i jepni detyra ne qeveri qe te minaxhoje leket e donatoreve.Nuk u vjen turp qe flisni sikur populli eshte budalla.Pse nuk nxirrni nje pergjegjesi te vehtja?

  4. Urania butka says:

    Enveri e ndertoi dhe ja u la trasshegim Shqipetareve (jo familjes se tij, me gjithe 45 viteve “diktature”).
    https://www.gazetatema.net/2021/12/15/nafta-shqiptare-vdekja-e-ngadalte-e-nje-industrie-gjigante/

    Shkoni futni i shurr bahces.

    Vetem turizmi ne vilat, hotelet e plazhet e vjedhura do lulezoje.
    Dhe qoftelargu tru peshkmelaker do merret me shezlongjet, nona do pastroje dhomat, nusja dhe motra, do bejne prostin me turistat.

    Xhepat e “udheheqesve dhierokrate”, te “persekutuar” e gjykates e drogazhinj, hajdute e imorale te pas 90 do mufaten nga leket

  5. Satër says:

    Dmth.kët mikun Terin, e ftuat në shtëpi dhe ai ta mbaj vetë përgjegjësinë edhe pse u hëngri ,u piu u …. dhe u dhiu qeverrinë ! Po skënder beu i zoti shtëpisë a ka faj ?.

  6. Jai-i9 says:

    Prit edhe pak zoti buldozer se do të vijë radha dhe ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje