Raporti i DASH për terrorizmin, Çuçi: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët, forcojmë më tej sigurinë kufitare

17 Dhjetor 2021, 16:24Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin.

Në një postim në rrjetet sociale ministri shkruan se do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të informacionet mbi hyrjet në kufijtë e vendit.

“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin.

Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për ??Faleminderit agjencive ?? për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Çuçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje