Nesër Kuvendi, mesazhi i Bashës për delegatët: Pjesëmarrja tregon se interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo

17 Dhjetor 2021, 10:38Politika TEMA

Nesër  do të mahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike thirrur nga Lulzim Basha.

Kryedemokrati me anë të një mesazhi drejtuar delegatëve iu kërkon të bashkohen ditën e nesërme, në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

1 komente në “Nesër Kuvendi, mesazhi i Bashës për delegatët: Pjesëmarrja tregon se interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo”

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    Qendrone ne krye te PD apo iken per PS dhe Edi Ramen nuk ka rendesu o lulushi bashke-udhetar i krimit binomom Berrisha – Basha.
    Historikisht mafiozet ne daljen e tyre nje gjyqe fillojne te shesin njeri – tjetrin per te perfituar disa vite burgim me pak
    PS eshte parti serrioze Edi Rama eshte ( plaisir pour les oreilles) nuk eshte artopoland i prishur si Berrisha .
    PS ka shume kandidate serrioze o lulushe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje