Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…

17 Dhjetor 2021, 19:01Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se Berisha arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së (ka ca pengesa të mëdha juridike e bravash, para se ta arrijë këtë gjë), do të jetë mbi 80 vjeç kur të ketë shansin të përballet elektoralisht me PS-në për shumicën në Kuvend. PS-ja, nga ana saj (pavarsisht se emrin e ndryshoi më 1991), i ka rrënjët 80-vjeçare.  Votuesit e saj kënaqen sot me marketet e kafenetë private poshtë pallateve ku banojnë, por vetë apo paraardhësit e tyre ishin dikur mbështetës së PPSH-së, e cila i boshatisi dyqanet e kafenetë shtetërore nën hyqmin e saj…

Nga të gjitha sondazhet politike që kam zhvilluar deri më sot në Shqipëri, grupmosha 18-24 vjeç është vazhdimisht e lëkundur apo mospjesmarrëse në votim. Për shembull, bazuar në një sondazh rigoroz kombëtar që kam zhvilluar së fundmi, vetëm 68% e banorëve të kësaj grupmoshe morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 (shumica dërrmuese e atyre që banojnë jashtë vendit nuk kanë mundësi fizikisht të votojnë). Nga ana tjetër, plot 83% e banorëve 25-99 vjeç votuan më 25 prill 2021. Dhe në këtë fashë dominuese moshore, partia 80-vjeçare ka epërsi…

Pra sfida për Berishën (në qoftë se arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së dhe nëse nuk goditet nga SPAK), është që të fitojë zemrat e 18-24 vjeçarëve të sotëm, si dhe të atyre që janë 14-18 vjeç (e që në zgjedhjet e ardhshme do të kenë të drejtën moshore të votojnë).

Një malore e fortë për një plak që do të jetë mbi 80 vjeç në betejën e ardhshme elektorale…

5 komente në “Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…”

  1. Nik says:

    Zaloshnja duhet ta vere ne dukje nja gafe politike te Sali Berishes, i cili i ka lene veteranet e Luftes, zpunes dhe te Mbrojtjes
    edhe sot e kesaj dite nen strehen e Partise Socialiste.

    1. Taruba says:

      Shkrimi i teri nje super budallallek. Po si i permendet mosha nje personi, cilidoqofte ai, se i do argumenti zotit Zal?

  2. LALËZ says:

    Zaloshnja vetem nje gafe te vogel sa eshte vete ka bere: Parti 80 vjeçare eshte partia e Saliut se ai ka qene eshte dhe do te vdes si komunost i poshter se ka pase e ka dhe komunisra shume te mire. Ndersa partia socialiste, me thua Zaloshnja, cilin ka komunist si Saliu?

  3. Piro Shipcka says:

    I nuk ka pengese moshen por njollen me te keqe e damkosu nag USA qe ju gazetaruc nuk e vlersoni se jini bukeshkelur ndaj Amerikes……..dhe bythlepires i Saliut……..
    Fare e keqe

  4. Vjosa.aln says:

    Zaloshnja,
    Berisha ka ZERO shanse qe te udheheqe nje fushate elektorale ne Shqiperi.
    ZERO!
    Zgjedhjet me te aferta administrative kombetare, per ato lokalet e vitit 2023 e kam fjalen, Berisha do ti ndjeke nga burgu, i denuar nga gjykatat shqiptare, sipas akuzave te Spakut, per te pakten njeren nga dhjetra dosjet kriminale te korrupsionit, te shantazhit mbi drejtesine shqiptare dhe te deformimit te demokracise ne vend.
    Keto dosje jane te hapura, jane te njohura dhe te denoncuara nga cdo shqiptar qe nuk llangariqet ne kazanin e ndyre te bajraktarit kriptokomunist, kryeagjentit serbo-rus ne Shqiperi.
    Nese kjo nuk ndodh as tani kur USA u rreshtua me popullin shqiptar, me urrejtjen dhe denoncimin e tij ndaj autokratit, vrasesit dhe lincuesit Sali Berisha, duke e shpallur kete monster NonGrada, do te thote se sherbimet sekrete ruso-serbe bejne ligjin ne Shqiperi dhe se agjensite inteligjente te Amerikes kane celesat e kashtes ne Ballkan.
    Le te veme nje bast Zaloshnja.
    Berisha ka ZERO shanse te mbijetoje politikisht dhe juridikisht ne vendin qe ai e poshteroi, e vodhi, e shiti dhe ndaj te cilit ka bere nje liste te gjate tradhetish kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje