Nesër referendumi i Berishës, Ristani: Të vijnë të votojnë edhe ata që s’e kanë teserën, mjafton të plotësojmë numrin dhe të heqim Bashën

17 Dhjetor 2021, 22:02Politika TEMA

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani nga Korça ku do të jetë nesër i deleguari i komisionit të rithemelimit për të ndjekur atë që grupi i Sali Berishës e quan referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës u shpreh në një prononcim për mediat se pret që procesi të jetë i qetë.

Prononcimi i Arben Ristanit

Pyetje:-Si paraqitet situata në Korçë por edhe në degët e tjera të PD pak orë para zhvillimit të referendumit?

Kuvendi i partisë demokratike i datës 11 futi mbas shumë kohësh në statutin e PD dhe të drejtën e anëtarësisë për t’u shprehur me referendum e cila është një risi shumë e madhe për demokratizimin e PD. Mbi bazën e vendimit po të kuvendit të datës 11 i cili shkarkoi kryesinë e partisë demokratike u vendos që ky shkarkim të ratifikohet në referendumin e datës 18 pra nëse dhe jemi sot në Korçë, kemi bërë gati bazën materiale dhe cdo gjë do jetë gati në 08.00 të mëngjesit për të gjithë demokratët e Korçës të cilët ftohen të çojnë për të votuar, ratifikuar vendimin e kuvendit të PD për shkarkimin e kryetarit Basha.

Pyetje:-Thuhet se në pjesën më të madhe të degëve të PD përveç Kolonjës referendumi nuk do mbahet në selitë e PD por në ambiente të tjera private?

Përveç disa pengesa nga Lul Brava siç ka marrë emrin tashmë disa njerëz të tij kanë ndërruar bravat edhe në selitë e PD por gjithsesi nuk është kjo arsyeja kryesore, arsyeja është që ne duhet të krijojmë komoditet për atë ditë, për njerëzit që vijnë për të votuar si në Korçë që është zgjedhur salla e kinemasë edhe në qytete të tjera janë zgjedhur pallatet e kulturës apo ambiente të përshtatshme në mënyrë që votimi të bëhet më komod.

Pyetje:-Anëtarë të PD të Korçës kanë bërë publike në rrjetet sociale që një pjesë e mirë e anëtarëve të PD u është marrë karta e anëtarësisë  prej muajit qershor dhe nuk është kthyer?

Edhe kjo është problem, se vërtetë një pjesë prej tyre u janë marrë kartat e anëtarësisë gjithsesi ne kemi listat dhe nga ana tjetër meqë është ftuar anëtarësia për të votuar anëtarët e njohin njëri tjetrin, ne i njohim demokratët, aq më tepër që strukturat janë të gjitha të përfshira, në komision do jenë po njerëz të strukturave që i njohin demokratët prandaj do i ftoja të gjithë pavarësisht se mund t’u jetë marra kartat e anëtarësisë nesër janë të lutur të votojnë.

Pyetje:-Prisni një proces të qetë?

Një proces absolut i qetë me një pjesëmarrje të madhe.

11 komente në “Nesër referendumi i Berishës, Ristani: Të vijnë të votojnë edhe ata që s’e kanë teserën, mjafton të plotësojmë numrin dhe të heqim Bashën”

  1. GN says:

    Me kete llogjik qe te mos zbatohen rregullat e identitetit, eshte e arsyeshme qe te mos respektohen as rregullat e numerimit. Crendesi ka kush voton. Rendesi ka kush numeron. Vet zot dhe vet shkop! Rrumpalle apsolute!

  2. Oketo says:

    Ristani : presim nje proces te qete !
    Pa merak se kutite do i rregullojme vete !

  3. Demir hunderi says:

    Po neve te fshatit gogolas ku ekemi qendren e votimit z ristani apo ne fshatin fshiquras tek klubi i koz pordhes.

  4. Eduart says:

    Do ti japesh dhe sherbimin e fundit plakut mere por kte here demolratet do te ta lerojne mire

  5. Vilsoni says:

    Arben Ristani , kokra e mullarit , llogjike idjoti ku sipas Ristanit te perjashtuarit nga Basha , pasi thyen regulloren e PD dhe pasi shkuan neper foltoret dhe remujen e Berishes nje jave me pare te ktheheshin dhe te kishin zyrat gati ne seline e PD , sikur nuk kish ndodhur gje ……tani he si thoni ??? Ky eshte normal ??? Shkoni shkoni pas Ristanit se mire do ju dal …..

  6. shelegura says:

    Ridtan koq…..

  7. Antipatrea says:

    Hajdeni të gjithë të votoni si të doni , pa leternjoftime , pa karta anëtarësije , sa herë të doni si t’ju dojë by…ha… Nuk ka rëndësi se si , rëndësi ka të zgjedhim kryetar bashkie … Salën kësaj rradhe … Do vijë të na ndihmojë për të numëruar dhe Arvizu , se ja ka marrë dorën … = ..lol … ( Po që na e ngjiti Kalec muti ??? )

  8. Me që je jurist sh Ristani , ky REFERENDUM ka vlere apo fuqi juridike brenda FOLTORES , nqs se Luli ështe Kryetar i saj , mund t’a shkarkoni , se me këtë llogjikë sot do shkarkoni Kryetarin e PD-së , javës tjetër Kryetarin e PS-së e kështu me rradhë për nja 100 javë i shkarkoni të gjithë kryetarët e partive në Shqipëri !
    Ju shokët e FOLTORES pretendoni se po RINGJALLNI PLURALIZMIN , por me këto REFERENDUME shkarkimi kryetarësh partie , po e vrisni ATË !

  9. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Sa me paguan te vi te Votoj,Jam pa tesere.

  10. mjerimi says:

    Ky pijaneci ordiner ja ka marre doren fallcifikimeve ne numerim qysh kur vodhi votat e Rames per kryetar bashkie.Jane turpi i kombit

  11. Fatosi-kosove says:

    Ti je specialist i fitoreve, shko nxjerr ato fletevotimet nga xhepat e sali berishes si ne vitin 2011 kur anullove mbi 11000 vota te Rames dhe ato qe gjete ne xhepat e sali berishes rreth 280 as sa ju deshen per ta ber kryetar, ateher krenoheshe edhe ti kurse tash je zgjuar nga gjumi dhe e ke kuptuare se ujku tka ngrane edhe ty por ama kthjellu dhe kuptoje se ujku i vertet eshte sali berisha u cili do tju haje te gjitheve nje nga nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje