Ish-studenti i dhjetorit 1990, Ilir Dizdari u shpreh në Kuvendin Kombëtar të PD, se Sali Berisha po rikthen në vend kultin e individit dhe demokratët kanë detyrë ta ndalojmë.
Dizdari ka shtuar se entuziazmi i demokratëve në sallë sot i ngjan dhjetorit 1990. Më tej, ai deklaroi studentët e dhjetorit kishin një ëndërr dhe sot duhet të bëhet realitet me ndihmën e SHBA dhe BE.
“Me kaloi si pasqyrë lëvizja studentore shqiptare me dy kulminacione 8 dhjetori 1990 dhe formimi i të parës parti opozitare në Shqipëri, PD-së. dhe lëvizja e shkurtit 1991, lufta kundër kultit të individit që na është rishfaqur këto ditët e fundit dhe është bërë problem në shoqërinë shqiptare. është dita të theksojmë sot cfarë kërkuam në studentët, me parullat Liri demokraci dhe E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Në thelb ajo që kërkuam ne, ishin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kërkuam të drejtën për jetën, për fjalën e lirë, ekonominë e lirë të tregut, bashkimin kombëtar lirinë fetare dhe besimin në Zot.
Sot jam këtu bashkë me miqtë e mi të lëvizjes së dhjetorit ‘90 ku 30 vjet më parë, këtu në rreshtin e parë ishin ulur gjithë drejtuesit e PD të asaj kohe. Dhe i lamë disa porosi të veçanta PD-së, që sot disa i harruan e ca i anashkaluam. Sot kemi të njëjtat gjëta për të thënë, dhe do qëndrojmë afër, për ta bërë PD sic ishte në vitin 90. Frontin më të madh të zhvillimit të Shqiptarëve e Shqipërisë.
Cfarë porosish lamë ne: Ta duam Shqipërinë dhe të jemi mbivetjak, busulla orientuese dhe timoni i partisë në cdo kohë duhet të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE. Kërkuam qëndrimin larg të kultit të individit, sot kemi të njëjtat detyra për të cuar në vend amanetin e atyre që sot janë baballarë gjyshër apo atyre që nuk jetojnë më. Pas lëvizjes së dhjetorit, kujtoj me respekt grupin e parë të PD, më 22 mars 1992.
Bëj sot bilancin e më rezulton se ata u larguan u përzunë, dhe Shqipëria po rikthehet në kultin e individit. Ringritja e demokracisë nis me ndryshimet kushtetuese që Basha ka marrë përsipër t’i bëjë. Ne duhet të riparojmë shtyllat e PD. Ne kemi historinë tonë 30-vjecare, që duhet ta përforcojmë. E dyta, pronarët dhe elita patriotike shqiptare, 3- të përndjekurit politikë 4- strukturimi përfaqësues fetar në kuota të barazvlerësuara 5- prurjet e reja dhe rinia që të rrijë në Shqipëri e të kthehet në forcë për zhvillimin.
Ne kishim një ëndërr sot duhet ta bëjmë realitet me ndihmën e SHBA dhe BE. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Sot ju keni radhën ta kryeni këtë mision, merreni dhe drejtojeni me nder.”- u shpreh Dizdari.
Patet kohe 30 vjet pse nuk e bete??????!!!!! E vodhet e plackitet e rrenuat dhe tani ne vend te jepni llogari pse, kerkoni poste qe te vidhni me shume. Por ska me besim tek ju. Ju deshtuat se nuk punuat per vendin per popullin,po ju ikien rinia ju ka ikur inteligjenca me cfare do ta beni vendin si Europa duke ndejt kafeneve apo duke bere plane si te mbushni xhepat. Me cfare plani do e beni Shqiperine si Europen. Qe Shqiperia te behet si Europa do shume ,shume ,shume, pune dhe vite pune.Do njerez te paster, me moral,dhe te dedikuar per popullin.Dil nje xhiro neper Shqiperi ti megjithe militatnte e 90 dhe shikoni si e keni plackitur kete popull dhe vend. Eshte per te qare si na keni katandisur. Ketu njerezit e duan lirine dhe demokracine por jo si e bete ju.Ketu njerezit nuk mbushin barkun me buke ,rinia ska pune vendi eshte qelbur, mosha e trete lene ne harrese pa nje minimum jetese. Kurse ju dhjetoristat keni shtuar vila sa ne mal e ne bregdet . Keshtu do e beni ju Shqiperine. Ju skeni asnje plan i vetmi plan i juaji eshte si te fryni xhepat tuaj.Mjaft me se na lodhet ju ka ikur koha ju ka dalur boja populli nuk ha me bar.Dilni me fjale e sllogane por asnje nuk doli me nje plan konkret si do arrihen ato qe thoni. E derisa ju te kuptoni kete, populli nuk do tju votoje.I keni pare rradhet ne dyert e ambasadave???? Njerezit vec kerkojne te ikin se ju a keni bere ferr jeten. Ju keni nje pergjegjesi te madhe historike me demet qe i keni shkaktuar ketij vendi dhe njerezve .
E megjithatë, eshte fitore te shporresh Komunistin Sali nga PD-ja. Ka 30 vjet që mbyt dhe shkaterron PD-ne.
Eshte tregues i rendesishëm qe shpetimi i PD-se po vjen nga Amerikanët, dhe nje gjë shume e papritur nga te gjithë qe pjese e ketij shpetimi eshte Lulezim Basha
Askush nuk e priste qe Berishen ta “vriste” pikërisht Basha.
Historia do tiy falë Bashës shume gabime vetem prej ketij akti historik.
Per te keqiat ndaj Shqipërisë dhe shqipëtarëve, Sali Berisha mban vendin e parë.
Njerezit mbajne Enverin per te tilley, por per mendimin tim personal, per aresye te kohës kur veproi, mundesive qe pati Shqipëria mbas vitit 1991, dhe dëmit qe solli, Berisha ja kalon Enverit dhe mban vendin e parë.
Diktatura e Enverit pati edhe arritje, si çdo diktaturë.
Ndersa Saliu i solli Shqipërisë vetem dëme pengesa dhe asgje tjeter.
PD nuk behet sepse ju jeni parti sherrxhinjsh dhe hajdutesh. Aty nuk ka pasur kurre meritokraci dhe liri fjale e mendimi. Sali Berisha nuk duhet te rikthehet. Shqiperia ka nevoje per te rinj, jo per kerma qe qelbin.
Perse nuk thoni TA BEJME SHQIPERINE SI AMERIKA…
Me sa duket me qe Evropa eshte kurve ju pelqejne te tillat…. ??