Referendumi për shkarkimin e Bashës, Vokshi: Deri më tani kanë votuar 11 680 demokratë

18 Dhjetor 2021, 12:45Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që merret me drejtimin e procesit të votimit, Albana Vokshi ka njoftuar se deri në orën 11:30 kanë votuar 11 mijë e 680 demokratë për ratifikimin e vendimit të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Ka pasur fluks, interesi i demokratëve është shumë i lartë për të votuar. Është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Vetë anëtarët kanë vendosur për ratifikimin e vendimit nr. 6 të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Bashës.

Raportimi sipas qarqeve; Në Shkodër kanë votuar 1080 anëtarë, Lezhë 1100, Dibër 548, Durrës 1191, në Tiranë  2566, në Elbasan 731, në Berat 251, në Korçë 855, në qarkun Fier 1535, në Gjirokastër 485, në Vlorë 423. Në total deri në 11:30 kanë votar 11 680 demokratë. Në çdo qendër votimi ka fluks dhe tani dhe ky numër duhet të jetë edhe më i lartë se ky që raportuam”.

Vokshi theksoi se ka pasur raportime nga komisionerët për incidentet të izoluara të porositura nga Rama dhe Basha që duan të pengojnë referendumin.

“Ka pasur raportime nga komisionerët dhe strukturat e PD, kanë qenë të izoluara që dëshmojnë se edhe Rama dhe Basha kanë dashur ta pengojnë. Kemi informacion që kanë qenë të porositur nga Rama e Basha si rasti i Cakranit, që duan të pengojnë referendumin, por asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve për të shkarkuar Lulzim Bashën”.

6 komente në “Referendumi për shkarkimin e Bashës, Vokshi: Deri më tani kanë votuar 11 680 demokratë”

  1. Sara says:

    as nje deputet nuk nxirrni dot me aq vota ne TR

  2. Martin says:

    Gjeja me e mire e ketij votimi -jane fletet pre letre higjenike!

  3. Elio says:

    Duhen numeruat sa njerez me bisht kane votuat majtas e djathtas

  4. Deni says:

    Sikur nuk del mire llogaria moj Bana..

  5. Niku says:

    Nuk ka nevoje te numurohen “njerezit me bisht”, sepse te gjithe ata qe kane votuar (qe jam i sigurt se jane te shumten sa gjysma e atyre qe thote kjo “karaduze” thithlope, Albana…), jane me bisht…

  6. Sabriu says:

    Pirdh, pirdh, se lirohesh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje