Të hënën Rama, Vuçiç e Zaev do të zhvillojnë një takim në Tiranë në kuadër të nismës “Open Balkan”. Por para këtij takimi, tre krerët përmes një letre i bëjnë thirrje vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen në këtë nismë.
Përmes letrës që mban firmën e kryeminisitrit të Shqipërisë, Edi Rama; Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, që publikohet sot nga Abcnews.al dhe Gazeta Express thuhet se vizioni i tyre është të tejkalohen pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së.
Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama, Vuçiç dhe Zaev theksojnë se nisma ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë. Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij”, thuhet në letrën e hapur nga tre liderët.
Një thirrje nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, shkon edhe për BE ku theksojnë se duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e Hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës nga një nevojë në një vepër.
“Është koha që të gjithë kombet dhe njerëzit e rajonit të bashkohen për një të ardhme të përbashkët më të mirë. Për një të ardhme që ofron stabilitet, paqe dhe standarde më të larta jetese për të gjithë. Një të ardhme që i tejkalon mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe u jep fëmijëve tanë shpresë në vendin ku ata meritojnë të jetojnë”, theksohet në letër.
Letra e plotë
Europa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, për një kohë të gjatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e kontinentit dhe e këtij vizioni, janë lënë jashtë. Dëshira e popullit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së BE është shpërfillur herë pas here për shkak të politikës së brendshme të vendeve anëtare, mungesa e realizimit të premtimeve të bëra si dhe frika nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha.
Ne,si udhëheqës të vendeve tona mund të vendosim të vendosim të rrimë e të qahemi apo të veprojmë.Ne zgjodhëm këtë të fundit. Në nëntor 2019, nënshkruam një marrëveshje paraprake për të çuar përpara të ashtuquajturin Procesi i Berlinit duke marrë përsipër një bashkëpunim më të thellë rajonal.
Vizioni ynë është të tejkalojmë pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së në vendet tona.
Që atëherë ne jemi takuar sistematikisht dhe kemi nënshkruar marrëveshje që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë lirisht në vendin fqinj; që reduktojnë kontrollet kufitare të cilat do të lejojnë kalimin e mallrave pothuajse pa vonesë; themelojnë mekanizma për udhëtimin e lirë të qytetarëve tanë ndërmjet vendeve tona – ashtu siç udhëtojnë qytetarët e BE-së mes tyre. Nisma jonë, e pagëzuar si “Ballkani i Hapur”, ka treguar efikasitet dhe dobishmëri edhe ne kohët e vështira të pandemisë.
Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo ka qënë dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë.
Nëpërmjet lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike për ta bërë jetën më të lehtë për gjithsecilin prej nesh.
Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, ne si udhëheqës përgjegjës nuk mund të lejojmë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është.
Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë.
Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij. Ashtu si Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut parapriu lindjen e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, edhe “Ballkani i Hapur” do të mbahet mend si momenti që i afroi kombet tona më pranë Bashkimit Europian dhe drejt anëtarësimit të plotë në bllokun më të madh tregtar në botë.
Disa liderë europianë dhe administrata amerikane kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre dhe ne i falënderojmë ata për këtë. Gjithashtu sipërmarrës, fermerë, studentë nga i gjithë Ballkani Perëndimor shprehën mbështetjen e tyre gjithashtu. Ata janë një frymëzimi ynë.
Tani e gjithë BE-ja duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës sonë nga një nevojë në një vepër. Është koha që të gjithë kombet dhe njerëzit e rajonit të bashkohen për një të ardhme të përbashkët më të mirë.
Për një të ardhme që ofron stabilitet, paqe dhe standarde më të larta jetese për të gjithë. Një të ardhme që i tejkalon mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe u jep fëmijëve tanë shpresë në vendin ku ata meritojnë të jetojnë.
Zoran Zaev
Edi Rama
Aleksandar Vuçiç
Bravo! E vetmja rruge pet mirewenie e paqe! Kur ta kuptoje Kosova do te kalojne edhe 100 vjet!
Kosova e ka kuptuar e para kurthin qe po kurdiset , por kur ta merrni vesh ju kelyshet e Miladin Popoviçit do të jete shume vone.
Fare e keqe!
ahahahahahahahaha, ta bajme BE si Shqiperia, lol
=
Vizionari Lider Global dilerant i rrumpalles Shqiperi
=
lol
Syte duhen hedhur nga SHBA se kjo eshte lokomotiva e botes se sa per BE kjo eshte BEeeeeeee pirdhi ne te….
Kur serbia tu jape shqiptareve te Presheves e Bujanovskit te drejtat qe kerkon per serbet ne Kosove dhe kosova te njihet nga Serbia dhe bosnja atehetre hapet Ballkani
Me 20 Sali Berisha e kosovart kan mja karxu open bothen edmut zaev viqiqit.
Nonen tradhtarve rrnoft Albin Kurti.
I ke pire ilaçet more gomar? U ka rene analfabetev nje kompjuter ne dore!
Po mer kritiku, te gjithe analfabete jane nese nuk shkruajne siç deshiron zotrote. Po ja qe dikujt i pelqen te shkruaje ne dialektin e tij. Rendesi ka ajo qe shkruan. Rama tradhetar i kosoves dhe interesit kombetar.
E MIGRIMI I QYTETAREVE TE BALLKANIT ESHTE NE QYTETET E UNIONIT EUROPIAN. PRANDAJE KY LUMASHI YNE TE MOSE NXITOHET ,SEPSE MUNDE EDHE TE HAPET NJE PLAGE TJETER ME EUROPEN,QE MUNDE TE DALIN NGA EUROPA SHTETET BALLKANIKE ,DHE TE BASHKOHEN ME RUSINE ,DHE JO ME VENDETE BALLKANIT. PASTAJE DO TE FILLOI NJE BETEJE ESPASIONISTE E RUSEVE PER TE ZAPTUAR BAZEN USHTAERAKE TE PASHE ALIMANIT TE VLORES ,QE JA KA MARRE SHBA. KY PLANE I BALLKANIT TE EDI RAMES ESHTE PER TI HAPUR RRUGEN DALJES SE SERBISE NGA DETI ,KU SOTE ESHTE E BLLOKUAR. SHQIPERIA MESE KOSOVES ,DHE SERBISE DO TE ZGJIDHTE SHBA ,,DHE DO TE FAVORIZONTE KOSOVEN.