Para se të votonte për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët që të hënë në orën 16:00 t’i bashkohen protestës në mbrojtje të interesit kombëtar.
Ai paralajmëroi se Rama dhe Basha do të kenë të njëjtin fund.
“Është anëtarësia që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e narkoshtetit.
E patë kreun e meduzës mbrëmë sesi përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ai që është. E patë ju Lul Bravën sesi ka mbledhur në anti-Kuvendin e tij nxënës shkollash dhe kryetar të bashkive të PS. Shikoni nga ana tjetër ngadhënjimin e opozitës së vërtetë.
Vetëm me hapat e para ka sjell entuziazëm, ka sjell shpresë të madhe dhe besim në rritje në rininë dhe të gjitha shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni kahun tjetër, sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta.
Ato që bënë Lulzim Brava, atë skenar e merr nga kreu i meduzës. Do kenë të njëjtin fund dhe të njëjtin fat. Ditën e hënë në orën 16.00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 milionë eurove që kërkon kreun i meduzës me SPAK-un e tij ti fsheh në një vjedhje 3 milioën euro”, deklaroi Berisha.
Kur do i vihen prangat ketij plehre?! As Enver Hoxha s’i ka bere dem ketij vendi sa ky hajdut
Ky Sali Ram Berisha, pse duket si nje hajven i trashe dhe i pa shkolluar, nderkohe qe thone qe eshte “doktor profesor”?
Pse flet “kodra pas bregut”, kur ne saje te moshes dhe intelektit qe thuhet se ka, duhej te dukej dhe te ishte nje plak i fisshem dhe goje mjalte?
Pse na ka denuar Zoti, qe edhe pas 30 vjeteve “demokraci”, prap te degjojme fjalet “rithemelim partie, rivendosje demokracie, risjellje shprese”, dhe keto nga nje zuzar qe po u afrohet te tetedhjetave e vepron si adoleshent qe ruan dhite ne dushkaje?
Pse nuk ka nje “rapsod” qe te ngreje nje kenge mjafte kuptimplote: “Oh sa keq me kene shqiptar, o heeeeeeeeeeeej”?