Nga Ylli Pata
Dalja e Sali Berishës sot në rrugë, me aradhën që e mbështet, është realisht thelbi i lëvizjes së tij të dështuar për të hyrë në sistemin politik shqiptar.
Sali Berisha, e nisi lëvizjen e tij, kur Lulzim Basha e largoi nga grupi parlamentar i PD-së, si pasojë e shpalljes non grata nga SHBA.
E në atë kohë, si papritur, pasi kishte pëkrahur rizgjedhjen e Lulzim Bashës pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, pasi pranoi dhe u përqafua në Kuvendin e PD-së, papritur ju vërsul “djalit” të tij politik, duke ja kundërshtuar të gjitha lëvizjet.
Por jo vetëm kaq, mori përsipër t’i marrë partinë. E me Foltoren Berisha realisht tentoi të marrë PD-në, duke e fshehur lëvizjn e tij personale me statutin, apo edhe pakënaqësitë që mbështetësit e PD-së kishin ndaj Bashës, që arriti deri në superfoltoren e Air Albania, dhe referendumin tipik Berishjan të së shtunës.
Megjithatë, Sali Berisha, jo vetëm që nuk e mori PD-në, por arriti të provokojë një lëvizje të rëndësishme antiberishjane apo deberishiane në PD, çka tani po përjeton vetëm fillimin.
Pra në thelb Sali Berisha, jo vetëm që nuk e ka marrë Partinë Demokratike, por ka bërë që si pasojë e reaksionit të vet, të provokojë kundërreaksionin, i cili ka bërë që PD-ja të hapë një faqe të re, krejt të re, apo distancim nga berishizmi.
Çka në shoqërinë shqiptare po konsiderohet si lehtësim, aq lehtësim, sap o të shikosh në shikueshmëri, Basha ka pasur aq vëmendje sa nuk e ka përjetuar asnjëherë në historinë e tij si lider politik.
Megjithatë Sali Berisha ka shpallur lëvizjen e tij të rrugës që do të përfshijë mbështetësit e vet, nga selia e PD-së deri përpara kryeministrisë ku do të protestojë si për incneratorët ashtu edhe për Vuçiçin.
Një lëvizje që e çon opozitën në rrugë, por një rrugë që nuk se ka një ide, projekt apo program se çfarë do të arrijë.
Se në fund, ky aksion i Sali Berishës dhe grupit të tij mbështetës, do të çojë në një pikë, kur protestuesit që përfaqëson Sali Berisha, do të duhet të bëjnë publike kërkesat, e duhet ndoshta edhe të negocojnë për të bërë të mundur realizimin e tyre.
Por, siç dihet, askush nuk do ta marrë Sali Berishën si një negociator, apo përfaqësues politik. E shumta, si një grupim protestues, që në këto vite nuk kanë munguar; nga avokati Goxhaj, Kujtim Gjuzi, apo edhe Besian Pesha.
Ndoshta, protesta e Berishës, mund të jetë natyrisht më e fortë dhe më me fuqi sesa Goxhaj, Pesha apo edhe homologët e tyre, por sërish mbetet pjesë e një grupimi jashtë politik e shoqëror.
Pasi Sali Berisha nuk është as parti, as sindikatë, apo Organizatë Jo Fitimprurëse. Është një grup njerëzish që janë mbledhur si pasojë e një mërzie si pasojë e sanksioneve të SHBA ndaj Sali Berishës.
E pikërisht ky aksion i Sali Berishës sot në Tiranë, çfarëdo metamorfoze të ketë, nuk do të sjellë një realitet të ri, pasi nuk mundet, nuk do të mundet të ndikojë politikisht pasi nuk përfaqëson. E shumta, mund të dëmtojë njerëzit që e mbështesin, pasi Berisha tashmë, nuk ka ç’dëmtohet më shumë. Flasim politikisht…
E vetmja pasoje, besoj, te dhjeret ne poturre te Rames…lol
Po mir meqe qenka kaq kot pse nuk pushoni se shkruari ju, pse nuk shkruani edhe per mua qe jam askushi?
Escobar tha “ku eshte drejsia shqiptare” ne tha jemi krah jush por jo para jush dmth lufta eshte e juaja ne ju ndihmojme
Pra kush e ka bllokuar per kaq vite spak berisha qe eshte jashte apo rama me 3 mandate?
Un dua qe berisha te dale para drejtesise tone per cka bere nuk lutem qe ta arrestoje shba ashti si po ben zotria jote
Te besh artikuj pa fund sesa eshte armiqsuar berisha me shba mua sme intereson fare
Ajo qe un dua eshte mbajtja e pergjegjsise nga qeveria per zvarritjen e vetingut dhe nqs spak nuk procedon berishen te parin e gjer te rama me mir te ngordhe sot
Morali: berisha ka 1000 vjet jete ne politike me kete qeveri e kete drejtsi prandaj ju çirreni sesi ai po lufton ameriken sepse skeni guximin se cduhet shkruar ne te vertete
Sali Berisha,
Simboli i Dhunes, Krimit dhe Regresit!
Duhet fshire nga historia.
“Papi-Pipa”!
Kur “shkruan” per diçka qe te leverdis, perdor mendjen, jo hamendjen.
Po mire mo Pate pse kur ka Demostruar Altin Goxhaj pse nuk e keni rrethuar kryeministrine me kangjella metalike dhe me 2 mije forca policore ?
Ju ka bo Sala me fol me vete mor te mjere.
Mjafton te shikosh entourazhin e tij aty, vecanerisht shikimet e tyre, dhe e kupton lehte qe ata jane teresisht te pashprese, por s’kane cte bejne
Trutharet e gazetave dhe mediave shqiptare nuk kuptojne qe sot gjerat kane ndryshuar. Nuk eshte viti 1999. Asadi eshte ne krye te Sirise megjithese amerikanet nuk e donin dhe e luftuan, talebanet jane ne krye te Afganistanit, djali I Ghadafit eshte me popullori dhe do vije ne pushtet ne Libi etj. Socialistet ishin te fuqishem kur ishin te varfer e te motivuar. Tani ata jane te dhjamosur dhe duan jete mondane pa telashe. Demokratet qe perkrahin Berishen jane proletaret qe nuk kane cfare humbasin. Ata jane te motivuar dhe me force apo pa force do vijne ne pushtet. Askush nuk i ndalon. Duhet te jesh idiot nese mendon se Kim dhe woke politicians qe e perkrahin ate do ndalojne Berishen qe eshte mjeshter I protestave, revolucionar I lindur. Masturbimi intelektual I tipit Ngjela qe tani po perdoret nga shume “analiste” nuk e ndalon dot marshimin e Berishianeve. Kimi dhe rrogetaret qylaxhinj te Europes jane irrelevante.
Sali Berisha eshte cmendur, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i heqe mandatin e deputetit,
ndersa policia e shtetit t’i hedhe hekurat!
Ti Dardan , ndoshta je komunist qe akoma nuk kupton cdo te thote zgjedhje te lira dhe votuar e miratuar nga opulli dhe jo Partia e Kimetja.
Shpellaret rrugeve do te perfundojne….
Thirrjet e gjysmës djallit vjetër PD-së,ato të viteve 1991 që i vunë zjarrin shqipërisë me urë zjarri në dorë pas 30 vjetësh i turren gjysëm tjetër të djajve të tyre ,me thirrjet “O’ Lul o’ hajdut, prite Berishën se po vjen” !…..Kjo më kujton turmat tropojane të gangësteve që rrëmbyen një djalë të Haklajve ,që kundërshtoi në miting Saliun ,ai tha ma bini në Tiranë ,të gjallë apo të vdekur.
Këta Berishistë i kan vënë zjarrin shqiprisë ,kan vjedhur e vrarë shqiptarët ,Shqipria kullon gjak ,dhe përsëri na shfaqen Saliu gangëster në pleqëri ,hierëndë në mitingun e Tropoianve me rekorde krimninale të vjetra të pa ndëshkuar ,me preteksin e ardhjes Vuçiç në Tiranë . NJË THIRRJE JU BËJË MITINGASHVE BERISHIST :SALI BERISHA ËSHTË E KALUARA E ZEZË E SHIPRISË ,LARGOHUNI AI NON-GRATA AI NUK ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPRISË DEMOKRATIKE AMERIKANE -EUROPIANE ,POR për bythën e Salisë..